LAJMI I FUNDIT:

Pesë grabitës u përplasën me policinë në Prush, dyshime se janë të njëjtët që grabitën argjendarinë në Kamzë

Pesë grabitës u përplasën me policinë në Prush, dyshime se janë të njëjtët që grabitën argjendarinë në Kamzë

Në tentativën e grabitjes në fshatin Prush të Tiranës morën pjesë 5 persona, njëri prej të cilëve në rolin e shoferit që do t’i largonte nga vendi i ngjarjes dhe 4 të tjerë hynë në banesën e shtetasit Gani Hima.

Ata ishin të armatosur dhe veshur me jelekë policie dhe sipas burimeve, janë prezantuar si efektivë dhe më pas kanë nisur të kanosin familjarët. I pesti priste disa metra poshtë shtëpisë në një “Audi” të bardhë.

Me mbërritjen e policisë, autorët që ishin në banesë kanë hapur zjarr dhe efektivët i janë përgjigjur po ashtu.


Tre nga autorët janë larguar në drejtim të zonës së pyllëzuar të fshatit Prush dhe njëri prej tyre ka arritur të shkojë drejt makinës që po e priste, ku edhe aty ka ndodhur një tjetër përplasje.

Patrulla e policisë ka tentuar t’i bllokojë rrugën grabitësve që largoheshin me makinë dhe një prej efektive provoi t’i hapte derën, por për shkak të shpejtësisë e pati të pamundur.

Për shkak të mënyrës së sjelljes, pajisjes me armë zjarri, hetuesit kanë dyshime se mund të kemi të bëjmë me të njëjtin grup që kreu grabitjen e argjendarisë në Kamzë.

Prej mbrëmjes së djeshme hetuesit kanë grumbulluar provat në vendin e ngjarjes dhe sekuestruar një sërë kamerash sigurie./TV Klan

Në trend Lajme

Më shumë
Garanton Emilia Rexhepi: Gjashtë deputetë të komuniteteve jo serbe s'e votojnë një qeveri të opozitës

Garanton Emilia Rexhepi: Gjashtë deputetë të komuniteteve jo serbe s'e votojnë një qeveri të opozitës

Sulmohen disa të rinj shqiptarë në Mitrovicë të Veriut, policia jep detaje

Sulmohen disa të rinj shqiptarë në Mitrovicë të Veriut, policia jep detaje

A mund ta formojë opozita Qeverinë? Hasani shpjegon çfarë parasheh Kushtetuta e Kosovës

A mund ta formojë opozita Qeverinë? Hasani shpjegon çfarë parasheh Kushtetuta e Kosovës

Plani tjetër i rrezikshëm i Serbisë për një “shtëpi të verdhë” në Shtime

Plani tjetër i rrezikshëm i Serbisë për një “shtëpi të verdhë” në Shtime

Lajme
Krasniqi nuk përjashton mundësinë që vendi të shkojë sërish në zgjedhje

Krasniqi nuk përjashton mundësinë që vendi të shkojë sërish në zgjedhje

Kusari-Lila: Qeverinë do ta formojmë, por jo me çdo çmim

Kusari-Lila: Qeverinë do ta formojmë, por jo me çdo çmim

Kalo në kategori