Pesë arsyet përse qumështi me mjaltë është pija e vetme që duhet të provoni para se të flini
![Pesë arsyet përse qumështi me mjaltë është pija e vetme që duhet të provoni para se të flini](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2019/11/ZzzTox-Milk-an.jpg)
Mjalti, për shkak të vetive të tij antibakteriale, antioksiduese dhe anti-kërpudhore, si dhe efektet e tij anti-inflamatore, qetësuese, është përdorur ndër shekuj për probleme të ndryshme shëndetësore
Qumështi, nga ana tjetër, është vlerësuar për përmbajtjen e tij minerale dhe vitaminave, përfshirë vitaminat e tretshme në yndyrë, vitaminat B, vitaminën A, D, kalciumin, proteinat e tij shtazore, dhe acidin laktik.
Mjalti dhe qumështi njihen për këto përfitime e të tjera kur konsumohen veçmas, por kur kombinohen së bashku vijnë edhe me më shumë përfitime shëndetësore.
1. Përfitimet antibakteriale
Hulumtimet kanë treguar që mjalti dhe qumështi së bashku kanë një efekt më të madh kundër baktereve Stafilokok, në krahasim me rastet kur konsumohen veçmas. Gjithashtu, besohet se mjalti, i shtuar në qumësht të ngrohtë, trajton kapsllëkun dhe çrregullimet e zorrëve. Gjithashtu, kjo pije ndihmon në zbutjen e simptomave të ftohjes që lidhen me aparatin e frymëmarrjes.
2. Kundër plakjes
Përdorimi i qumështit dhe mjaltit në lëkurë ngadalëson procesin e plakjes, ndërsa zbeh pamjen e rrudhave në lëkurë. Mjalti dhe qumështi funksionojnë mrekullisht nga jashtë për ta mbajtur lëkurën tuaj të shëndetshme.
Karakteristikat e tyre antioksiduese veprojnë kundër radikaleve të lira në lëkurë, të cilat zakonisht shkaktojnë njolla, rrudha etj. Përdorni sa më shumë maska me këto dy përbërës
3. Shëndeti i kockave
Ndërsa vazhdojnë studimet për mjaltin, gjithmonë e më shumë vërtetohet se mjalti vepron si transportues dhe bartës i lëndëve ushqyese në të gjithë trupin. Kësisoj konsumimi i qumështit dhe mjaltit së bashku nuk do t’i japin trupit tuaj vetëm lëndët ushqyese të nevojshme (si kalcium), por gjithashtu do të maksimizohet përthithja e tij në trup.
Nivelet e duhura të kalciumit mund të ndihmojnë në parandalimin e kushteve të tilla si inflamacioni i nyjeve dhe osteoporoza.
4. Nxit qëndrueshmërinë
Një gotë mjaltë dhe qumësht çdo mëngjes besohet se përmirëson qëndrueshmërinë e një personi. Qumështi përmban proteinë, ndërsa mjalti nga ana tjetër, përmban karbohidratet e nevojshme për një stimul efektiv të metabolizmit.
Proteinat shtazore nga qumështi ndahen në aminoacidet bazë nga enzimat dhe më pas riformohen për të krijuar proteina të përdorshme për njerëzit. Ndërsa, materiali i tepërt në këtë transformim oksidohet më pas si energji e përdorshme. Proteinat janë një pjesë e rëndësishme e dietës sonë dhe mjalti ndihmon në stimulimin e metabolizmit.
5. Ndihmon në tretje
Kjo pije ndihmon në mirëmbajtjen e traktit gastrointestinal duke shmangur fryrjen, kapsllëkun dhe dhimbjet e barkut. Qumështi promovon rritjen e ‘baktereve të mira’ ose të dobishme në sistemin tretës.
Kur qumështi konsumohet çdo ditë me disa pika mjaltë, ndihmon në rivendosjen e florës së shëndetshme bakteriale që është e nevojshme për një sistem të mirë tretës. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ballkan-summit-380x233.jpg)
A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat
![Më të votuarit e LDK-së nga 60 për qind të votave të numëruara](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/475106830_10161359208937759_2670445420116284854_n-780x439.jpg)
Më të votuarit e LDK-së nga 60 për qind të votave të numëruara
![Prokuroria Speciale kërkesë gjykatës për të urdhëruar Kurtin të paraqitet për të dëshmuar në prokurori](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/page-77-e1734330900442-780x439-1.jpg)
Prokuroria Speciale kërkesë gjykatës për të urdhëruar Kurtin të paraqitet për të dëshmuar në prokurori
![Trump pretendon se Ukraina e filloi luftën me Rusinë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/lcimg-83a3cb58-fcd8-4dce-8dbd-34da9d7318bf-780x439.jpeg)
Trump pretendon se Ukraina e filloi luftën me Rusinë
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/JEZUUU8-e1739916262598-780x439.jpg)
"Kush është ky", momenti kur Gjesti ngatërron Jezusin me figurën e Çerçiz Topullit në spektaklin e BBVA
![Kjo është lista e përditësuar me votat e kandidatëve për deputetë të PDK-së](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/11/PDK-dhe-Mediat-foto-Ridvan-Slivova-1-780x439.jpg)
Kjo është lista e përditësuar me votat e kandidatëve për deputetë të PDK-së
![Kryeziu: Konsullata e Kosovës në Shtutgart bëri skandal pasi organizoi përvjetorin e pavarësisë në qendrën islame](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/03/Ismet-Kryeziu-780x439.jpg)
Kryeziu: Konsullata e Kosovës në Shtutgart bëri skandal pasi organizoi përvjetorin e pavarësisë në qendrën islame