Pesë arsye të shkëlqyera pse duhet të hani qepë të pranverës çdo ditë
Qepët e reja janë shumë ushqyese dhe të pasura me vitamina dhe minerale, të cilat ndihmojnë në parandalimin e shumë sëmundjeve
Është një perime ideale pranverore, e cila është burim i mirë i vitaminave A, K dhe C, ndërsa përmban shumë fosfor, kalium dhe kalcium nga mineralet.
Për shkak të vetive të tij antibakteriale, mbron trupin nga shfaqja e proceseve inflamatore, dhe sasia e madhe e squfurit në të rrit oreksin dhe përmirëson tretjen.
1. Ruajnë zemrën
Qepët janë plot me antioksidues që ndihmojnë në luftimin e radikaleve të lira që dëmtojnë qelizat në inde. Përmbajnë gjithashtu shumë vitaminë C, e cila ndihmon në mbajtjen e presionit të gjakut brenda kufijve normalë dhe në këtë mënyrë mbron nga sëmundjet e zemrës.
2. Mbrojnë shikimin
Sasia e madhe e karotenoideve në këtë ushqim ruan shikimin dhe shëndetin e syve, ndërsa mbështjelljet natyrale të bëra nga qepët e pranverës qetësojnë irritimin dhe inflamacionin e syve. Vitamina A, përveçse mbron nga inflamacioni i syve, zvogëlon edhe rrezikun e sëmundjeve të retinës, siç është degjenerimi makular.
3. Forcojnë kockat dhe imunitetin
Vitaminat C dhe K në qepët e reja mbrojnë dhe forcojnë kockat. Ato përmirësojnë prodhimin e kolagjenit dhe ruajnë densitetin e kockave. Vetëm një kërcell i qepës përmban rreth 20 mikrogramë vitaminë K dhe 1.6 mikrogramë vitaminë C, që është 22 për qind e dozës së rekomanduar ditore të këtyre vitaminave që përmirësojnë shëndetin e kockave. Studimet e shumta kanë treguar se qepët e reja janë një burim i mirë i fitokimikateve, veçanërisht i komponimeve flavonoid si kuercetina dhe antocianina. Këto fitokimikate janë kimikate natyrale të përfshira në shumë bimë që mund të përmirësojnë imunitetin.
4. Ulin kolesterolin
Qepët e reja kanë një numër të madh substancash që ulin kolesterolin e keq në gjak. Pjesa e gjelbër e saj është shumë e shëndetshme dhe përveçse ndihmon në uljen e kolesterolit, është e mirë edhe për të rikthyer në normalitet sheqerin e lartë.
5. Të dobishme për lëkurën
Qepët e reja ndihmojnë trupin të prodhojë sasi më të madhe kolagjeni dhe ta rinovojë atë. Kolagjeni është i nevojshëm që lëkura të mbetet e bukur, kështu që ngrënia e qepëve do ta ndihmojë atë të jetë e shëndetshme dhe rinore. /Kosovapress
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Elon Musk nuk është fans i Liverpoolit, por i rivalit të tyre më të madh në Ligën Premier
Trump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit
Zarf i zi në Big Brother VIP Albania 4
Përmasa gjigante: Granit Xhaka në mbështetje të Gjestit
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Rina publikon fotografi krah Feros: Akoma s’ka konkurrencë, 2025