I SHËNDETSHËM DHE I FRESKËT
Mishin të cilin e kemi në pjatat tona duhet të jetë i shëndetshëm, i freskët, i cilësisë së lartë dhe i përpunuar në mënyrën e duhur. Prandaj është e rëndësishme që të jeni të kujdesshëm gjatë kohës kur e blini në dyqane.
Kur blini ushqime ju duhet t’i kushtoni vëmendje origjinës së atij produkti dhe zgjedhni produktet me mbishkrimin “Top Quality”. Prodhuesi duhet të garantoj që ushqimin të cilin e konsumoni është me të vërtetë i shëndetshëm dhe i pacenuar apo paprishur.
SHIKO DHE NUHATE
Për të shijuar një vakt të shijshëm të mishit të pulës apo gjeldeti, ju së pari duhet të inspektoni plotësisht produktin para se ta blini. Mishi duhet të ketë një ngjyrë të lehtë rozë apo të kuqe të lehtë, jo shumë e zbehtë, pasi ky indikator nënkupton që mishi ka qëndruar në raft shumë gjatë. Mishi gjithashtu duhet të duket elastik dhe i plotë. Kur blini mish të freskët, është e këshillueshme që ta nuhasni atë. Në rast se vëreni aromë të pakëndshme ju duhet të merrni një paketim tjetër në raft. Kur blini mish të ambalazhuar, sigurohuni që paketimi është i padëmtuar.
NJIHNI PRODHUESIN TUAJ
Është e rëndësishme të dini se nga kush jeni duke e blerë mishin. Blerjet nga fermerët privat të pulave apo në treg, janë më të rrezikshëm pasi që standardet e higjienës shpesh nuk konsiderohen si duhet dhe origjina e mishit nuk është gjithmonë e qartë apo e sigurt! Blerja në dyqan po ashtu nuk është absolutisht e sigurt nëse shitësi nuk plotëson të gjitha standardet dhe udhëzimet e higjienës, mirëmbajtjes sidomos kur bëhet fjalë për mishin e pulës dhe gjeldeti. Të gjithë zogjtë e kultivuar nga mbarështuesit (fermerët) e Perutnina Ptuj ushqehen me ushqimin e dedikuar për shpezë, kryesisht me misër, sojë, grurë, minerale dhe vitamina. Prandaj mund të themi: Një pulë e shëndetshme për një vakt të shëndetshëm. Një vakt i shëndetshëm për një trup të shëndetshëm.
BLEJ TË FRESKËT
Në muajt e verës është e këshillueshme që të blini mish të freskët në sasi më të vogla e më shpesh, sepse ju nuk mund ta ri-ngrini mishin e shkrirë meqë Perutnina Ptuj ofron edhe mishin e pulës në temperaturë minus (të ngrirë). Për më tepër, në stinën e verës cilësia dhe shëndeti i mishit të freskët mund të komprometohet gjatë kohës sa ju jeni duke shkuar në shtëpi prej momentit që keni bërë blerjet, pasi është kohë shumë e nxehtë. Këshillohet që pasi ta keni blerë ta fusni në frigorifer, mbajeni rreth 40 minuta, duke u siguruar që nuk e keni ekspozuar direkt në temperatura të larta. Ju sugjerojmë që kur të bëni blerjet, të bartni me vete një qese frigorifer të izoluar në mënyrë që mishi të ruhet nga temperaturat e verës. Kontrolloni tiketën në paketim – mishi i ngrirë ka tiketën treguese që është i ngrirë dhe mishi i freskët ka tiketën që tregon se është i freskët. Ky detaj është shumë i rëndësishëm për të parandaluar shitësin që të ju shes mish të ngrirë për të freskët.
LEXONI ETIKETAT NË PAKETIM
Kur blini mish, apo ndonjë produkt tjetër, ju duhet t’i lexoni etiketat në paketim me kujdes. Bashkimi Evropian (BE) për kujdesin ndaj konsumatorit të saj ka specifikuar qartësisht informacionin që çdo prodhues duhet të vendos në paketim të produktit. Informacioni në lidhje me datën e skadencës kërkohet me ligj prandaj mos blini mish ku nuk është deklaruar data e skadimit. Përmbahuni edhe nga ato produkte të mishit ku data e skadencës është e palexueshme. Gjithashtu kontrolloni informacionin lidhur me prodhuesin, importuesin, përbërjen e paketimit, masën, serinë dhe origjinën. Konsumatori që është i ndërgjegjshëm dhe i vetëdijshëm për shëndetin e tij gjithashtu duhet t’i kushtoj vëmendje listës së aditivëve të përdorur në përgatitjen e mishit.
INFORMACIONI MBI ORIGJINËN
Informacioni mbi origjinën dhe mënyra e përpunimit të mishit janë bërë gjithnjë e më të rëndësishme gjatë viteve të fundit, pasi konsumatori dëshiron të dijë se ku dhe si rriten zogjtë, po ashtu dhe si përpunohet mishi. Gjithnjë e më shumë blejnë mish me cilësi të lartë, etiketa veterinare, etiketa me origjinë gjeografike. Bashkimi Evropian ka bërë rrugën për të prodhuar mish me cilësi të lartë më të lehtë, pasi mishi me origjinë nga BE mbart etiketat e standardizuara që i jepen vetëm produkteve që plotësojnë standardet e kërkuara.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Hakimi më i madh në histori - vidhen 1.5 miliard euro kripto

Hapni dyert e mundësive: Ftohen bizneset kosovare të marrin pjesë në eventin me eksportuesit turq të sektorit hekur-çelik

Panelet solare, një investim i sigurt për të ardhmen e energjisë së pastër dhe ambient të gjelbër

POLI, sallama që dallohet prej tjerave – nga mishi i pastër i pulës, me më pak ruajtës

Investimi i ëndrrave tuaja - Jetesa luksoze në Holiday In 2

Shkëlqimi i Tedore nga Kosova në “Artoza 2025”

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Ylli i Udineses mori përsipër penalltinë pa pëlqimin e ekipit – realizoi, por askush nuk festoi me të

Trump tërhiqet nga ideja për ta marrë Gazën: Plani im funksionon, por nuk do ta imponoj

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Rozana fsheh “Valixhen e Tundimeve” teksa Gjesti shpërndan biletat e fatit