Përurohet fusha sportive në Gjakovë

Zëvendësministri Hoti, i cili mori pjesë në ceremoninë e përurimit të fushës ka thënë se projekte të tilla të cilat kanë për qëllim avancimin e sportit nëpërmjet ndërtimit të kapaciteteve kanë rëndësi të madhe, transmeton Koha.net. Ai tha se një investim i tillë i Bashkimit Evropian do t’i ndihmojë shumë qytetarëve të Komunës së Gjakovës.
Hoti përgëzoi kryetaren e Gjakovës, Mimoza Kusari-Lila për përkushtimin e saj që Gjakova të përfshihet në projekte të mëdha të tilla, jo vetëm në avancimin e sportit, por edhe më gjerë.
Kurse, kryetarja e Komunës së Gjakovës, Mimoza Kusari- Lila foli për rëndësinë e projektit si dhe falënderoi Bashkimin Evropian dhe MKRS-në për përkrahjen në avancimin e sportit në këtë komunë.
Ndërkaq, udhëheqës i bashkëpunimit në Zyrën e Bashkimit Evropian në Kosovë, Christof Stock ka thënë se fusha sportive e ndërtuar në Komunën e Gjakovës është realizuar duke ju përshtatur standardeve të UEFA-s.






















































