Kryetari i komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti ka treguar se sot është hapur çerdhja e re "Milingonat" në Kodrën e Trimave për 200 fëmijë.

Ahmeti në një status në llogarinë e tij në Facebook, ka shkruar se kjo është çerdhja e parë që kanë hapur këtë vit dhe se sipas tij shumë shpejt do t'i hapin edhe çerdhet e radhës, në lagjet Tophane, Kalabri dhe çerdhen e rindërtuar “Yllkat”.


Ai theksoi se qëllimi kryesor është çerdhja me kosto të përballueshme për të gjithë prindërit, e veçanërisht për nënat vetëushqyese, në mënyrë që siç tha ai t' iu ofrojnë mundësi të barabarta në edukimin e fëmijëve të tyre.

"Investojmë në edukimin e hershëm të fëmijëve tanë, që kjo buzëqeshje të i përcjellë edhe në të ardhmen! Sot po e hapim çerdhen e re “Milingonat” me bazë në komunitet për 200 fëmijë të lagjes Kodra e Trimave. Investimi më i madh që e bëjmë si shoqëri, është pikërisht investimi në edukimin e hershëm, në mënyrë që fëmijëve tanë të iu sigurojmë një të ardhme më të mirë. Kjo është çerdhja e parë që po e hapim këtë vit dhe shumë shpejt do të i hapim edhe çerdhet e radhës, në lagjet Tophane, Kalabri dhe çerdhen e rindërtuar “Yllkat”, duke vazhduar kështu deri sa të arrijmë që të ofrojmë hapësirë për të gjithë fëmijët e Kryeqytetit. Qëllimi ynë kryesor është çerdhja me kosto të përballueshme për të gjithë prindërit, e veçanërisht për nënat vetëushqyese, në mënyrë që të iu ofrojmë mundësitë e barabarta në edukimin e fëmijëve të tyre. Sikur edhe çerdhet tjera me bazë në komunitet, edhe kjo, do të udhëhiqet nga vetë komuniteti i prindërve. #Bashke krijojmë mundësi më të mëdha për të ardhmen e fëmijëve të Prishtinës", ka shkruar Ahmeti./Telegrafi/

55817179 10158351319482166 8298160605836083200 n

55949706 10158351319677166 1715643610013106176 n

56219905 10158351319647166 1770149193130704896 n

55865219 10158351319632166 6603425214447484928 n

55954343 10158351319557166 2342330113602879488 n

56182383 10158351319537166 4187134965143568384 n

55857813 10158351319522166 1679798968306892800 n