Personi mbi veturën në lëvizje, policia e ndëshkon drejtuesin

Policia e Kosovës ka shqiptuar një tiketë kundërvajtëse ndaj një drejtuesi automjeti, i cili, ka lëvizur me veturë në kushte të rrezikshme, duke pasur një person të shtrirë mbi automjet.
Rasti ka ndodhur më 4 prill në Istog.
Policia ka bërë të ditur se me këtë veprim është rrezikuar seriozisht jeta e personit që ndodhej mbi veturë, duke e cilësuar rastin si sjellje të papërgjegjshme në trafik.
Policia ka theksuar se raste të tilla do të trajtohen me masa ndëshkuese, me qëllim të rritjes së sigurisë në komunikacion.
Nga
Telegrafi
07/04/2026
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate



















































