Maqedonia e Veriut ka dëshmuar q nuk ka kapacitet që të veprojë në mënyrë institucionale për sa i përket luftës kundër korrupsionit në nivele të larta. Prandaj, kërkohet që me ligj të përfshihet ndjekja penale e personave që janë në listën e zezë amerikane dhe atë britanike, theksojnë ekspertët juridikë në vend.
Këto reagime pasojnë vendimin e Qeverisë maqedonase më 16 janar për ndryshimin e Ligjit për masat kufizuese, me të cilin, siç kanë theksuar autoritetet qeveritare, futja në listë të zezë (amerikane dhe britanike) bëhet bazë për sanksionim edhe nga institucionet e Maqedonisë së Veriut.
Ndryshimet në ligjin në fjalë tashmë janë proceduar në Kuvend dhe siç ka theksuar kryeministri maqedonas, Dimitar Kovaçevski, ato pritet të miratohen para shpërbërjes së legjislativit, përkatësisht para mbajtjes së zgjedhjeve presidenciale dhe atyre parlamentare në pranverë.
Ndryshimet ligjore për sa i përket ndjekjes penale të personave që janë në listën e zezë amerikane pasojnë kritikat e ashpra nga faktori ndërkombëtar, veçanërisht Shtetet e Bashkuara të Amerikës për dështimin e luftimit të korrupsionit të niveleve të larta.
Zyrtarët e lartë amerikanë kanë thënë se nuk dëshirojnë ta komentojnë ligjin, por dëshirojnë të shohin rezultate konkrete për sa i përket luftës kundër korrupsionit në nivele të larta.
“Ne i konsiderojmë përgjegjës ata, të cilët keqpërdorin besimin publik për interes personal. Unë supozoj se reformat institucionale dhe legjislative që do ta rrisin transparencën dhe përforcojnë luftën kundër korrupsionit, do të jenë të mirëseardhura jo vetëm nga komuniteti ndërkombëtar, por edhe nga të gjithë qytetarët nga Maqedonia e Veriut”, ka deklaruar për Radion Evropa e Lirë ambasadorja e SHBA-së në Shkup Angela Aggeler.
Ndërkohë, ndihmëssekretari i shtetit për çështjet evropiane dhe euro-aziatike, James O’Brien, gjatë qëndrimit në Shkup të hënën, duke folur për ndryshimet e ligjit në fjalë theksoi se pret që autoritet t’i përdorin të gjitha mekanizmat që do të prodhojnë rezultat në luftën kundër korrupsionit.
“Është një mjet i një strategjie më të madhe. Ajo që ne duam të shohim është që njerëzit të mësohen t’i përdorin të gjitha mjetet në dispozicion për të luftuar korrupsionin dhe ta ruajnë atë angazhim kur të formohet qeveria e re”, ka theksuar gjatë qëndrimit në Shkup James O’Brien.
Ekspertët juridikë thonë se mosveprimi i institucioneve imponon miratimin e ndryshimeve ligjore për procedimin e lëndëve ndaj personave që janë pjesë e listës së zezë.
Qebir Avziu, ligjërues i së drejtës penale në Universitetin e Tetovës, ish-zyrtar i lartë në Ministrinë e Punëve të Brendshme thotë për REL-in se Maqedonia e Veriut si shtet ka a mekanizmat e vet për ndjekje penale siç është prokuroria, organet e policisë që duhet të ngrenë procedurë juridike për shkelësit e ligjeve. Ai e konsideron të çuditshme pse kjo duhet të bëhet me direktivë të listës së zezë amerikane dhe jo në bazë të ligjeve ekzistuese.
“Miratimin e ligjit e shoh si një lloj poltronizmi të qeverisë ndaj faktorit ndërkombëtar në këtë rast shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Britanisë së Madhe. Unë nuk njoh ndonjë shtet tjetër në botë që vepron në bazë të listës së zezë (amerikane). Do të ishte e rrugës që të gjitha provat që i kanë shtetet e tjera me vepra penale, t`ua dorëzojnë shërbimeve të Maqedonisë së Veriut, përkatësisht sigurisë publike dhe të fillojë ndjekja e tyre, këtu mund të jetë ndihma juridike ndërkombëtare për të intensifikuar procesin e hetimeve”, vlerëson Avziu.
Nga ana tjetër Vasko Naumovski, profesor i së drejtës ndërkombëtare dhe ish-ambasador në SHBA, thotë se ndryshimet e propozuara do të kontribuojnë në hapjen e mundësive më të mëdha për rezultate. Porse ai shpreh dilema nëse këto mundësi që do krijohen me ndryshimet ligjore, do të shfrytëzohen nga ana e sistemit të drejtësisë për të vendosur pas grilave ata që janë zhytur në korrupsion.
“Një nga mangësitë që është prezent në institucionet tona gjyqësore është ndikimi që ka politika mbi to dhe pamundësia për të vepruar gjyqësori pa presion nga partitë politike në pushtet. Ajo që mund të rregullojnë këto ndryshime ligjore janë pasojat negative që do të bartin individë apo personat juridikë, bazuar në rezultatet e hetimeve që kanë arritur shtetet e tjera, e theksoj jo institucionet tona”, thotë Naumovski.
Ndërkohë mbeten dilemat se a duhet duhet të japin dorëheqje nga postet publike dhe kur personat e përfshirë në listën e zezë, përkatësisht si do të shkarkohet nga detyra një kryetar komune apo deputet përderisa nuk ka gjykim të formës së prerë.
“Prokuroria publike, në bazë të këtij ligji, është e obliguar që menjëherë të nisë procedurë hetimore dhe nëse kjo procedurë hetimore përfundon me ngritje të akuzës, atëherë detyrohet që bartësi i funksionit publik përkohësisht të largohet nga detyra deri në një vendim të plotfuqishëm gjyqësor, por nëse bëhet fjalë për një subjekt juridik, atëherë ai subjekt nuk mund të marrë pjesë në prokurimet publike”, ka theksuar ministri Bujar Osmani para gazetarëve.
Mirëpo, ministri i Drejtësisë, Krenar Lloga, ndryshe nga shumica e anëtarëve të Qeverisë, ka mbrojtur qëndrimin se ligji ekzistues nuk duhet të ndryshohet dhe se nuk ka nevojë për ligj të ri për të luftuar krimin dhe korrupsionin.
Ministria e Drejtësisë konsideron se ajo që është propozuar me ndryshimet, mund të zgjidhet me ligjin ekzistues për bashkëpunim ndërkombëtar në procedurë penale.
Ndërkaq nga Prokuroria e Maqedonisë së Veriut për REL-in nuk i kanë komentuar qëndrimet e zyrtarëve politikë për dhe kundër ndryshimeve në Ligjin për masat kufizuese.
Por, nëse ky ligj miratohet, kanë thënë se do ta zbatojnë, përkatësisht do të hapin lëndë për personat e përfshirë në listën e zezë amerikane dhe atë britanike.
Në listën e zezë amerikane së fundmi është përfshirë ishte ish-zëvendëskryeministri për Çështje Ekonomike Koço Angjushev, biznesmen, për të cilin hetuesit amerikanë konstatuan se ka abuzuar me postin e zv. kryeministrit për interesa të tij private dhe biznesore.
Më herët në listën e zezë amerikane ishte përfshirë kryetari i Komunës së Strugës, Ramiz Merko, për të cilin edhe Prokuroria maqedonase kishte ngritur procedurë hetimore për disa vepra penale, por që kanë mbetur pa epilog gjyqësor.
Në listën e zezë amerikane ndodhet dhe ish-drejtori i policisë sekrete, Sasho Mijalkov, dhe ish-kryeministri Nikolla Gruevski, biznesmeni Jordan Orce Kamvev, biznesmeni rus që vepron në Maqedoninë e Veriut, Sergej Samsoneko.
Në këtë listë pas konfliktit të armatosur të vitit 2002 është vendosur dhe lideri i Partisë Demokratike Shqiptare, Menduh Thaçi, i cili tash e disa mandate është deputet në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut./REL/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Analistët komentojnë adresimin e presidentes Osmani në Kuvend
“Ka vdekë një grua nga mbidoza, gjithë natën dëgjohen zhurma”, shtëpitë e pabanuara në kryeqytet strehë e narkomanëve
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje