Persona të armatosur “ia mësynë një fushe futbolli” në Meksikë dhe vranë të paktën 11 persona

Të paktën 11 persona u vranë dhe disa të tjerë u plagosën kur persona të armatosur hapën zjarr ndaj vendasve që ishin mbledhur në një fushë futbolli në qytetin e Salamancës në Meksikën qendrore të dielën.
Dëshmitarët thanë se burra të armatosur mbërritën në stadium me disa automjete dhe qëlluan mbi ata që ishin mbledhur atje pa dallim, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.
Shumë familje kishin qëndruar për t'u shoqëruar pas një ndeshjeje midis klubeve lokale.
Të paktën një grua dhe një fëmijë ishin midis të vrarëve.
#Entérate | MASACRE EN GUANAJUATO
Confirman 11 personas muertas y seis heridas por la masacre suscitada la tarde del #Domingo en la comunidad de Loma de Flores, #Salamanca, #Guanajuato. #Noticias #Nacionales pic.twitter.com/2djr3qK84F
— CuartaPlana (@CuartaPlana) January 26, 2026
Motivi pas të shtënave nuk është ende i qartë.
Guanajuato, shteti në të cilin ndodhet Salamanca, regjistroi numrin më të lartë të vrasjeve në të gjithë Meksikën vitin e kaluar.
💥Masacre en Salamanca: la tarde de este domingo, un comando irrumpió en el campo de fútbol Cabañas, en la comunidad de Loma de Flores, dejando 11 muertos y 12 heridos que siguen recibiendo atención médica.🚨#PorLaMañana con Ciro Gómez Leyva (@CiroGomezL) pic.twitter.com/xMvwX74z2R
— Grupo Fórmula (@Radio_Formula) January 26, 2026
Fqinjët raportuan se dëgjuan të paktën 100 të shtëna ndërsa personat e armatosur hapën zjarr në fushën Cabañas në lagjen Loma de Flores.
Forcat lokale dhe federale të sigurisë po hetojnë tani të shtënat vdekjeprurëse. /Telegrafi/



















































