Poezi nga: Sibilla Aleramo Përktheu: Maksim Rakipaj

Përshëndetja jote, në mbrëmje,
me sytë në hije - si hije, hesht,
më vështron, një minutë? -
ngrijnë gjitha rrëmbat e botës,
i heshtur ke mbledhur
të gjitha lamtumirat e fatit,
në mbrëmje, me sy
në hije, digjesh?


Oh qaj, fort qaj
qaj një minutë në zemër
dhe gjakun ma ngrin
përshëndetja jote, në mbrëmje.