Me siguri se e keni përjetuar euforinë e argëtimit në veturë pas një dite të lodhshme në punë, duke e lëshuar këngën e preferuar dhe duke performuar sikurse të ishit në ndonjë festival muzikor

Por, ndonëse nuk e keni ditur deri tani, faktikisht kjo është një gjë shumë e mirë për shëndetin tuaj.


Muzika vetvetiu mund ta rritë numrin e antitrupave të cilët e forcojnë sistemin e imunitetit dhe e mbrojnë trupin nga bakteret

Dhe sipas ekspertëve, këndimi dhe vozitja mund të shpijnë në efekte të mira shëndetësore për shëndetin mendor, transmeton Telegrafi.

istockphoto 1305326620  1 istockphoto

Por, si ndikon këndimi dhe vozitja në shëndetin mendor?

- E stimulon mendjen dhe i lehtëson simptomat e stresit dhe depresionit. Duke dëgjuar muzikë, vozitësit e kanë mundësinë t’i zëvendësojnë mendimet negative me më shumë pozitivitet përmes ndihmës së përdorimit të ritmeve dhe muzikës

- Muzika i prodhon hormonet që ju bëjnë të ndiheni mirë, siç është oksitoksina

- Dopamina e liruar kur këndoni e zvogëlon nervozën që mund ta fitoni si pasojë e një komunikacioni të ngarkuar

-  Këndimi liron më shumë tension në diafragmën tuaj sesa frymëmarrjet e thella

- Këndimi ju ndihmon t’i përpunoni emocionet në një mënyrë të shëndetshme. /Telegrafi/