Përse disa njerëz kurrë nuk mund të jenë të lumtur: Si e trajtoni jetën, ashtu edhe ju kthehet ajo

Një gjë duhet ta kuptoni!
Një shkencëtar zbulon përse disa njerëz kurrë nuk mund të jenë plotësisht të lumtur – mënyra se si e vështroni jetën ndikon në mirëqenien, shëndetin dhe lumturinë tuaj!
Në ndonjë moment të jetës të gjithë biem në grackë të sindromës së “lumturisë së vonuar”.
Gjërat materiale për të cilat shpesh i dëshirojmë dhe fatkeqësisht i vuajmë, na sjellin vetëm lumturi kalimtare, transmeton Telegrafi.
Është në rregull të dëshirojmë diçka dhe të punojmë për t’i realizuar ato synime, por nëse jetojmë nën besimin se do të jemi të lumtur vetëm kur t’i arrijmë ato, gabojmë shumë.
Sikur t’i kishim riorientuar në momente të këtilla vëmendjen tonë në atë që është pozitive, në gjërat në të cilat vërtetë mund të jemi falënderues në jetë dhe të cilat na sjellin lumturi (familja, shëndeti, miqtë, bashkësia, natyra rreth nesh…), do ta kuptonim që lumturia është në momentin aktual.
Rick Hanson, neuropsikolog dhe anëtar i bordit këshillues të Qendrës së Madhe të Shkencës të Universitetit të Berkeley, përshkruan në një prej intervistave të tij këtë gjendje në këtë mënyrë:
“Problemi është se truri është shumë i mirë në ndërtimin e strukturës së trurit nga përvojat negative. Menjëherë mësojmë nga dhembja. Fatkeqësisht, truri është relativisht i dobët në shndërrimin e përvojave pozitive në strukturën nervore të të mësuarit emocional. Kur nuk i kushtoni vëmendje së mirës në mënyrë aktive, kujtimet tuaja negative janë në gjendje të triumfojnë, sërish dhe sërish.”
Njerëzit kujtojnë disa përvoja negative për vite me radhë, ndërsa harrojnë ato pozitive brenda një jave, që shpesh rezulton në ndjenja të zgjatura ankthi dhe pakënaqësie.
Në librin e tij “Hardwiring Happiness”, Hanson, bazuar në kërkimet e tij shumëvjeçare, arrin në përfundimin se nëse përpiqeni të jeni të fokusuar në mënyrë të barabartë në pozitive dhe negative, truri juaj mund të “stërvitet” për t’u fokusuar në mirë. Kur e shikoni jetën nga një këndvështrim pozitiv, ajo mund të sjellë përfitime të tilla si shëndeti, lumturia dhe mirëqenia emocionale.
Ka teknika të ndryshme që mund t’ju ndihmojnë të fitoni një perspektivë më pozitive dhe të bëheni të vetëdijshëm për gjërat e mira në jetë. Meditimi, ditari i mirënjohjes, praktikat e vëmendjes dhe më shumë mund t’ju ndihmojnë të praktikoni optimizmin. Praktikoni mirënjohjen, shkruani çdo ditë për çfarë gjërash në jetë jeni mirënjohës, bëni ushtrime të frymëmarrjes në natyrë, rrethohuni me njerëz pozitivë, lexoni libra për zhvillim personal ose instaloni aplikacione të ndërgjegjes…
Ka shumë mënyra për të zhvilluar shpirtin tuaj pozitiv, është thjesht e rëndësishme që të punoni me veten tuaj çdo ditë. Ndryshimi nuk ndodh brenda natës, por së shpejti ju mund të shihni që negative të kthehet në pozitive, errësira të zëvendësohet nga drita. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Zgjoheni të lodhur? Mjeku tregon se si të llogarisni kohën ideale për të shkuar në shtrat

Si duket procesi i fekondimit in vitro? Videoja që është parë nga miliona njerëz shpjegon gjithçka

Çfarë do të ndodhte nëse në vend të kafes do të pinit çaj?

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë