Perry Ellis International Inc. në partneritet me të licencuarin e vet EMPORIUMLLC me bazë në Kosovë, njofton opinionin e gjerë se sot, më 9 shtator 2019, hapi dyqanet e para me brendet premium të trashëgimisë Amerikane Perry Ellis®, An Original Penguin by Munsingwear®,dhePerry Ellis AMERICA®. Perry Ellis International Incka hyrë në tregun e Evropës Lindore përmes Kosovës, si shteti më pro amerikan në botë.
Mark Bezodis, drejtor menaxhues në Perry Ellis international, me rastin e hapjes së dyqaneve të para në Prishtinë, në kompleksin tregtar Qafa (rruga e UÇK-së, ngjitur me Emporium), deklaroi se janë të entuziazmuar që më në fund, markat amerikane Perry Ellis, Perry Ellis America dhe Original Penguin do të jenë prezente edhe në shtetin e Kosovës, duke falënderuar ekipin Emporium, siç thotë Bezodis, që na prezantoi dhe na lidhi me popullin e mrekullueshëm kosovar.
“Perry Ellis International është e entuziazmuar për të prezantuar markat ikonike amerikane Perry Ellis, Perry Ellis America dhe Original Penguin. Markat e lindura në Amerikë, më në fund janë në dispozicion të popullit të Kosovës. Unë do të doja të falënderoja personalisht dhe përzemersisht ekipin në Emporium, që sollli të gjitha këto në Kosovë, dhe na prezantoi me njerëzit e mrekullueshëm të këtij vendi. Ne mezi presim te kemi një marrëdhënie shumë të frytshme dhe të qëndrueshme, jo vetëm me Emporium, por me tërë kombin e Kosovës”, tha Mark Bezodis, drejtor menaxhues në Perry Ellis internacional.
Pas prerjes së shiritit, të ftuarit vazhduan të shijojnë 3 brendet e mëdha Amerikane Perry Ellis®, An Original Penguin by Munsingwear®,dhePerry Ellis AMERICA®, duke vazhduar me një koktej dhe muzikë të zgjedhur.
Brendi Amerikan i modës Perry Ellis® u ngrit nga Perry Ellis, i cili ishte një dizajner i freskët, me mendim progresiv , që nuk zhytej në të zakonshmen. Karakteri i tij nuk ka ndryshuar që nga koleksioni i parë Amerikan i dizajnerit, nga viti 1976. Sot, Perry Ellis është një brend botëror i stilit të jetesës që vazhdon të ndryshojë industrinë përmes veshjeve, mbathjeve, aromave dhe aksesorëve që janë të përshtatshme në punë, përditshmëri dhe për të luajtur e argëtuar.
Duke ndërtuar në trashëgiminë e brendit me një pamje të re dhe të freskët, Perry Ellisdebutoi me koleksionin e arkivit të viteve 90-ta të veshjeve rrugore, Perry Ellis AMERICA®, me një seri të koleksioneve sezonale të kapsulave nga nën-grupi legjendar amerikan. Secila kapsulë është një përzierje e interpretimeve të rishikuara dhe të përditësuara e të dizajneve origjinale që kanë në shënjestër konsumatorët e moshave 16 – 24 vjeqare.
Në vitin 1955 Munsingwear® me bazë në Minneapolis – një kompani për furnizime ushtarake dhe të brendshme – ishte e para që prezantoi në Amerikë një bluzë legjendare të golfit – një Original Penguin®. I njohur për veshjet unike, me humor dhe të orientuara në detaje, Original Penguin ofron një gamë të plotë të veshjeve, aksesorëve dhe aromave për meshkuj dhe fëmijë.
“Zgjerimi ynë ndërkombëtar është një iniciativë kyçe për zhvillimin e strategjisë sonë të biznesit. Ne jemi të fokusuar të globalizojmë këto brende të forta të Amerikës së Veriut. Shpërndarja në tregjet e reja në zhvillim brenda Evropës Lindore, siç është Kosova, na mundëson prezantimin e brendeve legjendare Amerikane për shitësit me pakicë dhe vet konsumatorët,” thotë z. Oscar Feldenkreis, CEO dhe president.
Brendi Perry Ellis është moda më e përparuar, duke kombinuar produktin që është i gatshëm në e për të gjitha rastet. Perry Ellis America ofron produkte me rrënjë në vitete 90’ta, për klientë më të rinj, përderisa An Original Penguin nga Munsingwear ofron një përzgjedhje prej klasikeve të mesit të shekullit te kaluar me një gërshetim shumë modern me frymëzim nga e vjetra dhe rastësorja, për segmentin e klientëve që e përcjellin modën, per ata që kanë shijen më të mirë dhe të rafinuar.
Për më shumë informacion, ju lutem vizitoni: pery.com, perryellis.com, perryellisamerica.com, originalpenguin.com, originalpenguin.co.uk.
Për Perry Ellis International
Perry Ellis International Inc. është një dizajnues lider, distributor dhe licencues i një linje të gjerë të veshjeve, aksesorëve dhe aromave me cilësi të lartë për burra dhe gra. Koleksioni i kompanisë i këmishave zyrtare dhe atyre të rastit, veshjeve sportive të golfit, xhamperë, pantollona zyrtar, pantollona dhe pantollona të shkurtër të rastit, xhinseve, veshjeve sportive, fustanë dhe bikini për meshkuj dhe femra janë në dispozicion përmes të gjitha niveleve kryesore të shpërndarjes e shitjes me pakicë. Kompania, përmes filialeve të saj ne pronësi të plotë, zotëron një portofol të brendeve të njohura kombëtare dhe ndërkombëtare duke përfshirë: Perry Ellis®, An Original Penguin by Munsingëear®, Laundry by Shelli Segal®, Rafaella®, Cubavera®, Ben Hogan®, Savane®, Grand Slam®, John Henry®, Manhattan®, Axist® and Farah®. Kompania rrit listën e saj të brendeve duke licencuar marka tregtare nga palë të treta, duke përfshirë: Nike® për bikini, Callaway®, PGA TOUR® dhe Jack Nicklaus® për veshje golfi. Informacion shtesë mbi kompaninë është në dispozicion në www.pery.com.
EMPORIUM LLC
EMPORIUM LLC është pjesë e grupit të suksesshëm familjar, I themeluar në Kosovë, 29 vjet më parë. Selia qendrore dhe shou room-I është I vendosur në Prishtinë. Ne përfaqësojmë ,shpërndajmë dhe jemi licencues të brendeve ndërkombëtare të modës. Biznesi ynë fillon me një pasion dhe përkushtim profesional për brendet tona dhe një kuptim të thellë të klientëve tanë, ku ne veprojmë si një qendër e besueshme midis brendeve tona dhe shitësve me pakicë. Ne mbajmë filozofinë e të qënit një kompani shpërndarëse e qëndrueshme, e larmishmedhe 360 ° e orientuar drejt shërbimit . Të gjithë shitësit me pakicë që janë të interesuar për brendet PERRY ELLIS, PERRY ELLIS AMERICA dhe PENGUIN ORIGINAL në Evropën Juglindore mund të na kontaktojnë përmes e-mailit: emporiumdistribution. fashion@gmail.com
artikull i sponsorizuar
Artikull i sponsoruar
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëEksperienca e blerjes që dallon - Emona Center më i liri në treg!
AS Travel sjell Omanin për herë të parë si destinacion për Kosovën
Investoni në rehati dhe cilësi - Blini banesën tuaj në Elsa Residence!
Ekonomia e Kosovës: Shumë premtime, pak përparime
Transformoni jetën tuaj në 2025: Filloni udhetimin e shërimit në Rezonanca 3
“Më shkoj jeta në kredi”, kosovarët me borxhe deri “n’fyt”
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Aksidenti me tre viktima në Çubrel të Skenderajt: Edhe pesë të lënduar, katër prej tyre zyrtarë policorë
Driloni: Banorët nuk më uruan fitoren, e di që më kanë inati
Kurti reagon pas aksidentit me tre të vdekur në rrugën Mitrovicë-Pejë
Publicisti serb: Beogradi duhet të përballet me realitetin për Kosovën, iluzion të pritet një ndryshim i politikës amerikane
Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime
E quajti Ramush Haradinajn “gjeneral të vetëshpallur”, OVL-UÇK në Pejë i reagon Gërvallës