LAJMI I FUNDIT:

“Përqafoi” mbi një mijë pemë për një orë, burri nga Gana shënon rekord të ri botëror

“Përqafoi” mbi një mijë pemë për një orë, burri nga Gana shënon rekord të ri botëror

Një burrë nga Gana ka vendosur një rekord të ri botëror duke përqafuar 1,123 pemë në Pyllin Kombëtar Tuskegee për vetëm një orë.

Abubakar Tahiru është rritur në Tepa të Ganës dhe ka ndjekur studimet master për pylltari në Universitetin Auburn të Alabamës.

E përpjekja e tij për rekord botëror kërkonte që Tahiru t’i vendoste dy krahët e tij rreth secilës pemë pa i shkaktuar ndonjë dëm, përcjell Telegrafi.


Bëhet e ditur se gjatë përpjekjes për rekord Tahiru ishte duke agjëruar, gjë që paraqiste një sfidë tjetër për të.

“Të mos jesh në gjendje të pish ujë gjatë gjithë përpjekjes përbënte një sfidë të rëndësishme. Sidoqoftë edhe kjo doli të jetë e dobishme në një farë mënyre, pasi nuk kishte nevojë të pauzoja për të pirë ujë”, tha Tahiru për Guiness.

Mesatarisht duke përqafuar 19 pemë në minutë, 29 vjeçari lehtësisht ka kapërcyer kërkesën minimale prej 700 pemësh për të vendosur rekord. /Telegrafi/

Në trend Fun

Më shumë
Banania e ngjitur në mur shitet për 5.2 milionë dollarë

Banania e ngjitur në mur shitet për 5.2 milionë dollarë

Fun
Bleu një pallto të përdorur për 33 euro: Vajza u trondit kur mësoi se sa vlente vërtetë

Bleu një pallto të përdorur për 33 euro: Vajza u trondit kur mësoi se sa vlente vërtetë

Fun
Gruaja tronditet kur teksa po shikonte televizor, në ekran i shfaqet dhoma e saj e ndenjes

Gruaja tronditet kur teksa po shikonte televizor, në ekran i shfaqet dhoma e saj e ndenjes

Interesante
E ktheu hapësirën boshe mbi shkallë në zyrë, njerëzit mahniten nga ndryshimi

E ktheu hapësirën boshe mbi shkallë në zyrë, njerëzit mahniten nga ndryshimi

Interesante
Eksperimenti më i gjatë në botë mund të vazhdojë edhe për një shekull tjetër, njofton Guiness

Eksperimenti më i gjatë në botë mund të vazhdojë edhe për një shekull tjetër, njofton Guiness

Interesante
Foshnja që preferon rokun përpara ninullave i bëri njerëzit të qeshin

Foshnja që preferon rokun përpara ninullave i bëri njerëzit të qeshin

Fun
Kalo në kategori