Cristiano Ronaldo dhe Karim Benzema ishin protagonistët kryesorë të pjesës së parë në ndeshjen ndërmjet Portugalisë dhe Francës.

Superylli i Juventusit e zhbllokoi rezultatin nga pika e bardhë, kurse sulmuesi i Real Madridit i barazoi shifrat po nga penalltia.


Dhe kur gjyqtari dha shenjë për fundit e pjesës së parë, dy futbollistët rishfaqën miqësinë ndërmjet tyre.

https://twitter.com/rmdanalysis/status/1407789594163257355

Teksa shkonin drejt tunelit, ata janë xhiruar duke u përqafuar dhe duke bashkëbiseduar me njëri-tjetrin. Ndërsa më pas i kanë shkëmbyer edhe fanellat.

Kujtojmë se Ronaldo dhe Benzema kanë luajtur bashkë te Real Madridi nga viti 2009 deri kur CR7 u largua drejt Juventusit (në vitin 2018). /Telegrafi/

benzio1 (Foto: Screenshot/Twitter/FutbilBible)

telegrafi sport app