Prokuroria Themelore në Mitrovicë ka urdhëruar rinumërimin e të gjitha qendrave të vendvotimit në komunën e Vushtrrisë.
Ky vendim është marrë pas akuzave të kandidates për deputete nga LDK, Rrezarta Krasniqi, e cila ka pohuar se janë keqpërdorur votat në disa qendra, duke akuzuar bashkëpartiakun e saj, Xhafer Tahiri, për përfshirje në këtë situatë.
Në lidhje me këto akuza, ka reaguar kandidati Xhafer Tahiri, i cili, në një përgjigje për Telegrafin, ka theksuar se nuk ka asnjë lidhje me këtë situatë.
“Tash mora vesh për këtë çështje, nuk kam asnjë njohuri për këtë çështje. Brenda organeve të partisë, nuk ka pasur asnjë ankesë nga zonja Krasniqi dhe nga askush tjetër. Natyrisht që kërkoj hetim të plotë të krejt këtyre deklaratave dhe fletëvotimeve në Vushtrri. Për shkak se duhet të ruhet kredibiliteti i zgjedhjeve. Unë nuk kam asgjë të bëjë as tash e as në të kaluarën me të tilla situate”, u shpreh ai.
Ndërsa, sa i përket akuzave që komisionerët kanë qenë familjare të tij, ai pohoi se kandidati nuk i cakton komisionerët.
“Të gjithë komisionerët janë të caktuar nga nëndegët e LDK-së, dhe janë aprouvar në kryesine e degës, dhe më pas janë certifikuar nga KQZ. Pra, kandidati nuk i cakton komisionerët, i ceritifikon KQZ. Unë e di që disa komisionerë janë ankuar në vëllain e kandidates për deputete, Rrezarta Krasniqi, që ka bërë presion dhe iu ka bërë kërcënime”, theksoi mes tjerash ai.
Tahiri tha se ka qenë vëllai i deputetes që ka kërcënuar komisionarët e LDK-së.
“Më vjen keq, që zonja Krasniqi ka përdorur komisionerët e që disa nuk janë as të LDK-së, e që janë përdorur për ta sulmuar shtëpinë e vet politike. Por e vërteta do të del në shesh, dhe me situata të inskenuara nga PDK po sulmohet LDK. Nuk ka fituar vota të mjaftueshme prandaj po bënë kështu”, tha mes tjerash ai.
Ndryshe, sipas vendimit të Prokurorisë, thuhet se ekziston dyshimi se ka pasur manipulim të vota për ta ndihmuar kandidatin tjetër të LDK-së, Xhafer Tahiri.
“Të bëhet rinumërimi i votave që kanë rezultuar nga të gjitha qendrat e vendvotimeve në komunën e Vushtrrisë dhe atë rinumërimit për kandidatët të Kuvendit të Republikës së Kosovës në zgjedhjet parlamentare të Kosovës të organizuar më 9 shkurt”, thuhet në vendimin e prokurorisë.
Zgjedhjet parlamentare janë mbajtur më 9 shkurt./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Zbulohet organizatori i vrasjeve të shqiptarëve në Ekuador, krahu i djathtë i Dritan Rexhepit

Peci: Ardhja e Sekretarit të NATO-s në Kosovë nuk është e rastësishme

Përfundon numërimi i votave, KQZ mund të procedojë me certifikimin e rezultatit përfundimtar

Sejdiu: Glauk Konjufca është lideri i ardhshëm i Vetëvendosjes

Zbulohet si Dritan Rexhepi hyri në Ekuador në vitin 2011 dhe aleanca me mafien italiane

Ishte dënuar për “shtëpi bari”, si i shpëtoi ekstradimit “lordi” shqiptar i drogës në Angli

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Gjesti nuk e përballon dot debatin, çohet dhe largohet nga banorët gjatë transmetimit direkt në BBVA

As Ancelotti nuk e qetësoi, Brahim Diaz iu hakmor Diego Simeones

"Nuk kam parë gjë më të shpifur", Gjesti kritikohet pasi i erdhi ndot nga trupi i Eglit për shkak të nishanit

Kështu do të duket shpërndarja e mandateve në Kuvendin e Kosovës

Trump kërcënon studentët protestues: Të huajt do të dëbohen, amerikanët do të burgosen

Meloni refuzon propozimin e BE-së për dërgimin e trupave italiane në Ukrainë: Mund të shkoni, por jo me ushtarët e mi