Deputeti Armend Zemaj ka dyshime se është bërë strategji e pozitës mos lejimi i deputetëve opozitarë për të mbaruar si duhet fjalimet e tyre në Kuvendin e Kosovës.
Sot në Kuvendin e Kosovës ka pasur përplasje të ashpra derisa po debatohej për ngritjen e çmimeve.
Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka përdorur një term jo parlamentar derisa iu drejtua Kurtit me fjalët: “Kryeministër, të lutem lidhe zëvendëskryeministrin. Trego respekt minimal në fjalim”.
Bislimi në kundër-reagimin e tij ka thënë se e pyeti Kryeministrin mos Abdixhiku e di edhe datën e përfundimit të luftës pasi “i diti të gjitha për ngritjen e çmimeve”.
Për këtë përplasje ka folur në RTV Dukagjini, deputeti i LDK-së, Armend Zemaj.
“Nuk ekziston deputet i opozitës që mund të mbarojë fjalimin e tij në Kuvend pa pasur ndonjë zhurmë, ndërhyrje, fyerje, çështje apo gjëra që ne deri më tani kemi menduar se janë praktikantë. Por këta më nuk janë praktikantë. E di që shumica prej tre punën e parë e kanë deputet në Kuvend, por duhet të mësohemi ta dëgjojmë tjetrin”, tha ai, përcjell Telegrafi.
“Ndërhyrjet nga mbrapa sigurisht se e pengojnë fjalimin e deputetëve, mund të kanë penguar edhe liderin e LDK-së në këtë rast. Ato zhurma janë të qëllimshme. Kemi menduar se mësohen këta deputet me kohën, por kemi parë se janë një lloj strategjie që të pengojnë deputetët rival të përfundojnë fjalimet e planifikuara në mënyrë korrekte”.
Zemaj thotë se për shkak të këtyre gjërave ka reaguar sot edhe Abdixhiku duke i kërkuar Kurtit t’i disiplinojë ministrat e tij./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëZbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër
Qendrat e emigrantëve bosh prej javësh, policia italiane dhe punonjësit socialë largohen nga Shqipëria - The Guardian sjell detajet
Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë
Targat RKS, banorët e Leposaviqit përballen me vonesa për vazhdimin e regjistrimit të automjeteve
Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”
Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
"Mund të shkojë deri në 1 milion dollarë?": Ekspertët tregojnë se çfarë mund të ndodhë, nëse SHBA nën Trump krijon një 'rezervë kombëtare me bitcoin'
Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare tregon se si e sheh ai “fundin e luftës në Ukrainë”
Ruben Amorim kritikon haptas yllin e Man United pas barazimit ndaj Ipswich Town
Ngjarja me Drilonin dhe Edin - Sarës i përkeqësohet gjendja në Big Brother VIP Kosova?
Pochettino e injoroi dhe bëri sikur nuk e njeh, ish-ylli i Chelseat ka një përgjigje për argjentinasin
Real Madridi në mesin e klubeve të interesuara për transferimin e mbrojtësit nga Serie A