LAJMI I FUNDIT:

Përpjekja për të thyer rekordin nuk shkoi si duhet, theu qafën gjatë paraqitjes në cirk (Video, +18)

Përpjekja për të thyer rekordin nuk shkoi si duhet, theu qafën gjatë paraqitjes në cirk (Video, +18)

Gjimnasti i paemëruar nga Koreja e Veriut, e ka thyer qafën gjatë shfaqjes së cirkut, që është zhvilluar në Moskë të Rusisë.

Ai ka dashur të thyej rekordin, duke u rrotulluar gjashtë herë në ajër, por rënia nuk ka qenë e suksesshme, transmeton Telegrafi.

Të pranishmit kanë duartrokitur për guximin e tij, megjithëse atë e kanë nxjerrë përjashta me lëndime serioze dhe nuk bëhet e ditur çfarë gjendje shëndetësore ka.


Deri më tani, rekordin për pesë rrotullime në ajër, e mbanë pjesëtari i një cirku kinez. /Telegrafi/

https://youtu.be/ZMTpHbwvMRg