Rrathët e zinj janë problem shumë i shpeshtë të cilin e vuajnë thuajse të gjithë. Por te disa bien më shumë në sy dhe shkaku nuk njihet.
Kur rrathët e zinj shfaqen në moshë të re (15 deri 25 vjeç), fajin e ka trashëgimia. Pas tridhjetepesë viteve, shfaqja e tyre ka të bëjë me ndryshimet e moshës.
Lëkura nxihet për disa arsye. Së pari, në zonën nën sytë ka një grumbull enësh gjaku dhe pigmenti dhe me kalimin e moshës, kur lëkura hollohet, këto bëhen më të dukshme.
Së dyti, me kohë, lëkura dhe dhjami rrëshqasin poshtë, duke formuar një të dalë gjysmërrethore, e cila lëshon hije dhe i bën më të dukshëm rrathët e zinj, transmeton Telegrafi.
Kozmetologët edhe sot vazhdojnë të punojnë për zbulimin e enigmës së rrathëve të zinj, por ende nuk kanë pasur sukses. Ata janë përpjekur t’ i taposin me laser enët e gjakut, ta fshijnë pigmentin me anën e laserit, që përdoret për fshirjen e tatuazheve, por…pa rezultat.
Problem i ngjashëm janë njollat e pigmentit rreth syve, që formohen zakonisht te njerëzit me lëkurë të errët. Edhe mënyrën për t’i zhdukur ato, mjekët ende nuk e kanë gjetur.
Këshilla:
* Mos blini kremra, që gjoja ju shpëtojnë nga rrathët e zinj; ky është shpenzim krejt i kotë.
* Rrathët e zinj mund të maskohen me ndihmën e produktit maskues, i cili përmban dioksid të titanit ose zinkut (ose të dy bashkë). Këto minerale kanë vetinë për ta kthyer dritën dhe jo vetëm e maskojnë vendin ku vihen, por edhe e ndriçojnë atë.
* Zgjidhni një mjet maskues apo produkt me bazë mineralesh; ata janë më të qëndrueshëm se ata me bazë dylli (këto të fundit bëjnë mirë për puçrrat). Mjetet me bazë dylli ngrohen në lëkurë dhe “rrëshqasin”, prandaj fshihen më lehtë.
* Mos abuzoni me produktet maskuese. Mos e lyeni të gjithë pjesën nën sy. Vendoseni atë te gropëza nën këndin e brendshëm, ku rrathët e zinj bien më shumë në sy, pastaj shtrijeni drejt tëmthave dhe poshtë në formë trekëndëshi. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëA mund t’ju bien flokët nga përdorimi i tharësit të flokëve
Cilat karakteristika ju bëjnë joshëse në sytë e meshkujve?
Qindra emra shqiptarë dhe ilirë për fëmijën tuaj
Rregullat e modës që nuk duhet të ndiqni kurrë
Si ta kuptosh brenda 5 minutave që një djalë është maskilist
Planifikimi i shtatzënisë
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
E jotja është mu koncentru, e karriges Gaming me t’rahatu
Karrige që ta relakson mendjen dhe trupin
Knaqja zemrën vetit: Bli fustanin me zbritje në Melodia Px
Autobusi bon me t’ik, a kjo bluzë me zbritje hiç kërqysh!
Sako nga MelodiaPx që t’shton vetëbesim!
Më të lexuarat
Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet
Bujar Osmani shpall fitore: Dallimi është mbi 40 mijë vota ndaj Taravarit
Del rezultati përfundimtar në Gostivar, këto janë rezultatet
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova
Zbulohen dy kërkesat që Laporta ia bëri Xavit në një takim urgjent – njëra ka të bëjë me Guardiolën