Lionel Messi shënoi golin e 900-të të karrierës së tij në ndeshjen e Ligës së Kampionëve CONCACAF kundër Nashville, dhe ne ju sjellim një përmbledhje statistikore se si argjentinasi arriti këtë numër.

Arritja e 900 golave nga Messin nuk është thjesht një shifër e rrumbullakët, por një dëshmi e jashtëzakonshme e konsistencës dhe dominimit të tij ndër vite.


Nga 672 gola me fanellën e Barcelonës deri te kontributi me Inter Miamin dhe kombëtaren e Argjentinës, Messi ka ndërtuar një karrierë që sfidon çdo krahasim në historinë e futbollit.

Statistikat tregojnë qartë stilin unik të lojës së tij: shumica absolute e golave – plot 755 janë realizuar me këmbën e majtë, duke e konfirmuar atë si një nga “magjistarët” më të mëdhenj që ka parë loja.

Megjithatë, aftësia e tij për të shënuar me çdo mënyrë – me të djathtën, me kokë apo nga goditjet standarde e bën atë të paparashikueshëm dhe vdekjeprurës për çdo mbrojtje.

Dominimi i tij reflektohet edhe te kundërshtarët “e preferuar”, ku skuadra si Sevilla, Athletic Bilbao dhe Atletico Madrid kanë vuajtur më së shumti nga gjenialiteti i tij.

Kombinimi i efikasitetit brenda zonës, rrezikshmërisë nga distanca dhe saktësisë në penallti e goditje të lira e shndërron këtë shifër prej 900 golash në një rekord që vështirë se do të përsëritet së shpejti.

Numri i golave sipas ekipit për të cilin ai shënoi:

Barcelona - 672 gola në 778 paraqitje

Argjentina - 115 gola në 196 paraqitje

Inter Miami - 81 gola në 93 paraqitje

Paris Saint-Germain - 32 gola në 75 paraqitje

Mënyra e shënimit të golave:

755 gola me këmbë e majtë

111 gola këmbë e djathtë

30 gola me kokë

4 gola me pjesë të tjera të trupit

Nga i shënoi golat:

724 gola nga zona e penalltisë

176 gola jashtë zonës së penalltisë

112 gola nga pika e penalltisë

70 gola nga goditjet e lira

Kundër kujt shënoi më shumë:

25 gola kundër Seviljes

24 gola kundër Athletic Bilbaos

23 gola kundër Atletico Madridit

18 gola kundër Valencias

17 gola kundër Real Madridit

16 gola kundër Levantes

/Telegrafi/

telegrafi sport app