Përmbytjet në Slloveni dhe Austri, Kurti: Ngjarjet si këto na kujtojnë brishtësinë e jetës
20:"Photo:RIDVAN SLIVOVA
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar pas përmbytjeve të shkaktuara nga stuhitë dhe reshjet e mëdha të shiut në Slloveni dhe Austri.
Kurti, në një postim në Twitter, ka thënë se ngjarjet si këto na kujtojnë brishtësinë e jetës përballë rrezikut mjedisor.
“Mendimet dhe ngushëllimet tona më të thella janë me ata të prekur nga përmbytjet shkatërruese në Slloveni dhe Austri. Ngjarjet si këto na kujtojnë brishtësinë e jetës përballë rrezikut mjedisor dhe rëndësinë e solidaritetit si dhe veprimit të përbashkët për të luftuar kërcënimet”, ka shkruar Kurti, transmeton Telegrafi.
Ndërsa presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani e ka ngushëlluar homologen e saj sllovene, Natasha Pirc Musar, për viktimat nga përmbytjet.
Osmani, përmes një shkrimi në Twitter tha se Kosovë është e gatshme t’i ofrojë ndihmë Sllovenisë.
Ndryshe, nga moti i ligë që përfshiu Slloveninë të premten tre persona kanë humbur jetën, kurse dëmet materiale të shkatuara nga stuhia dhe përmbytjet llogaritn në 500 milionë euro. /Telegrafi/
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals






























