Përleshje me thika mes tifozëve të Prishtinës dhe Llapit, dy persona përfundojnë në spital

Pas ndeshjes futbollistike në mes Prishtinës dhe Llapit, sot në kryeqytet ja ndodhur një përleshje mes tifozëve, me ç'rast një person është therur me thikë.
Si pasojë e përleshjes dy persona janë duke u trajtuar në Qendrën Klinike Univeristare të Kosovës
Lajmin e ka konfirmuar për Telegrafin zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
“Rreth ores 19:30, nga QKUK, jemi njoftuar për dy persona të lënduar njëri prej tyre dyshohet të jetë i therur me thikë. Derisa persona po marrin trajtimin mjekësor, njësitet policore janë duke punuar në zbardhjen e këtyre dy rasteve që kanë ndodhë në afërsi të sheshit 'Nëna Terezë', ku dyshohet se ka pasë përleshje mes tifozëve pas një ndeshje futbollistike”, ka thënë Ahmeti. /Telegrafi/
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals


















































