LAJMI I FUNDIT:

Përleshje për shkak të parkingut në Vushtrri, plagoset personi që tentoi t’i ndante  

Përleshje për shkak të parkingut në Vushtrri, plagoset personi që tentoi t’i ndante  

Policia e Kosovës ka bërë të ditur për një plagosje në Vushtrri, për shkak të një konflikti për parking dy persona janë përleshur, ndërkaq është plagosur një tjetër person që ka tentuar t’i ndajë.

Policia bën të ditur se rasti ka ndodhur të mërkurën në Vushtrri në orën 04:20.

“Është raportuar se viktima mashkull kosovar ishte dërguar në emergjencën e spitalit në Vushtrri e më pas edhe në QKUK për shkak se ishte plagosë me armë zjarri nga një i dyshuar mashkull kosovar. Rasti ka ndodhur në një parking ku dy persona të dyshuar pas një konflikti verbal ishin përlesh në mes veti, pastaj viktima kishte hyrë mes tyre për t’i ndarë dhe ishte plagosë nga njëri prej të dyshuarve, i cili kishte ikur dhe gjendet në arrati”, thuhet në raport.


Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante të policisë dhe prokurori kujdestar, ndërkaq janë gjetur dhe sekuestruar dy gëzhoja dhe një predhë e fishekëve.

Lidhur me rastin janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë dhe është sekuestruar një pistoletë e cila dyshohet se ishte përdorë në rast. Rasti vazhdon të hetohet. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Kronika e Zezë
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Lajme
Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Politikë
Hoxhaj pas fitores së CDU/CSU-së në Gjermani: Lajm i mirë për Kosovën dhe Evropën

Hoxhaj pas fitores së CDU/CSU-së në Gjermani: Lajm i mirë për Kosovën dhe Evropën

Lajme
Nga ngrohja në Prishtinë te infrastruktura, si po ndikon pezullimi i fondeve të BE-së për Kosovën

Nga ngrohja në Prishtinë te infrastruktura, si po ndikon pezullimi i fondeve të BE-së për Kosovën

Lajme
Kalo në kategori