Përleshje e madhe në NBA - Embiid dhe KAT filluan rrahjen, shumë basketbollistë tjerë u përfshinë
Gjatë mbrëmjes në NBA ka ndodhur një përleshje e madhe në ndeshjen Philadelphia 76ers ndaj Minnesota Timberwolves.
Ndeshja mes 76ers dhe Wolves përfundoi me fitoren e të parëve me rezultat të thellë 117:95.
Megjithatë, jo e gjithë ndeshja shkoi si duhet pasi në një moment pati edhe përleshje masive.
Joel Hans Embiid i Philadelphias dhe Karl-Anthony Towns i njohur si KAT filluan rrahjen duke dashur t'i qërojnë hesapet mes vete.
Pas fillimit të rrahjes nga këta dy lojtarë, shumë basketbollistë tjerë të dy skuadrave u përfshinë duke krijuar një përleshje masive.
Por, lëndime të mëdha nuk pati dhe më vonë ndeshja rifilloi, ndërsa të dy basketbollistët në fjalë u përjashtuan nga gjyqtari.
Më poshtë keni disa video nga përleshja masive në ndeshjen e NBA. /Telegrafi/






























