LAJMI I FUNDIT:

Përkundër se nuk fitoi ndonjë çmim kryesor në Festivalin e Filmit në Venecia, Shkumbin Istrefi bën një reagim rreth filmit “Vera andrron detin”: Është dëshmi e një kualiteti të lartë kinematografik

Përkundër se nuk fitoi ndonjë çmim kryesor në Festivalin e Filmit në Venecia, Shkumbin Istrefi bën një reagim rreth filmit “Vera andrron detin”: Është dëshmi e një kualiteti të lartë kinematografik

“Vera andrron detin”, filmi i Kaltrina Krasniqit nuk arriti të fitoi ndonjë çmim kryesor në edicionin e 78-të të Festivalit të Filmit në Venecia.

Dhe për këtë ka bërë një reagim aktori e producenti i njohur, Shkumbin Istrefi, ku thotë se një film i tillë është dëshmi e një kualiteti të lartë kinematografik.

Ai më tej thekson se je i përmbushur kur bën një film të mrekullueshëm si ky i cili është përjetuar thellë edhe nga publiku.


Shkumbin Istrefi (Foto: Facebook)

Postimi i plotë i Istrefit (pa ndërhyrje):

“Kur te pranohet filmi ne nje festival siq eshte rasti me “Vera andrron detin” ne Festivalin e Venedikut, eshte deshmi e nje kualiteti te larte kinematografik. Gezim i madh pas nje pune te gjate e te mundimshme. Pastaj te duket normale ajo e arritur dhe fillon dhe shpreson per ndonje cmim. Nje dite para ndarjes se cmimeve zyrtare, fiton dy cmime. Gezohesh perseri, por fillon e shpreson ne cmime kryesore. Vetbesimi rritet aq shume sa qe je i bindur qe do te fitosh edhe ndonjerin nga cmimet kryesore. Ndoshta dy ose tre.

Kur kryhet ndarja e cmimeve kryesore dhe nuk e degjon emrin e filmit tend, nja 1 minuta rrin me goje te hapur, nuk kupton, por pastaj e kupton qe ke bere nje film te mrekullueshem, ke marre pjese ne njerin nga tri Festivalet me te medha boterore, ke fituar 2 cmime teper te rendesishme qe nderojne jo vetem regjisoren Kaltrina Krasniqi por gjithe ekipin dhe gjithe kinematografine tone. Fillon dhe gezohesh qe filmi do te marre pjese ne shume festivale tashme te konfirmuara boterore.

Ndihesh i permbushur qe ke bere nje film te mrekullueshem i cili ne Premieren e tij boterore ne Festivalin e Venedikut eshte perjetuar thelle nga audienca, e cila e ngritur ne kembe, e ka pershendetur punen tone me nje duartrokitje te gjate.

Urime gjithe ekipit”. /Telegrafi/

Filmi “Vera andrron detin”

Në trend Magazina

Më shumë

"Shfrytëzimi që kanë dashur të bëjnë në kurriz të dhimbjes time" - operimi që iu premtua në BBVK 3 nuk u realizua, Anisa Veseli përfundon në polici?

Magazina

"Po jam në kontakt me Eglin", Livia thyen heshtjen për gjendjen e Eglit pas daljes nga shtëpia e Big Brother VIP Albania 4

Magazina
Gjesti ia huq me të madhe, thotë se Bullgaria është kryeqytet i Serbisë - banorët ia shpjegojnë që është shtet

Gjesti ia huq me të madhe, thotë se Bullgaria është kryeqytet i Serbisë - banorët ia shpjegojnë që është shtet

Magazina
Sfida e mos-reagimit, në shtëpinë e BBVA lëshohen kënga dhe intervista e Jozit për Loredanën - bëhen virale momentet e banorëve

Sfida e mos-reagimit, në shtëpinë e BBVA lëshohen kënga dhe intervista e Jozit për Loredanën - bëhen virale momentet e banorëve

Magazina
Gjesti-Olës: Nuk je për lule ti, je për darka - të ftoj unë në krevat se për tjetër send s'je ti

Gjesti-Olës: Nuk je për lule ti, je për darka - të ftoj unë në krevat se për tjetër send s'je ti

Magazina
Capital T dhe Adrola Dushi shijojnë pushimet në destinacion të largët, teksa ngacmojnë njëri-tjetrin me komente

Capital T dhe Adrola Dushi shijojnë pushimet në destinacion të largët, teksa ngacmojnë njëri-tjetrin me komente

Magazina
Kalo në kategori