LAJMI I FUNDIT:

​Përkujtohen dëshmorët Ibrahim Mazreku, Milaim Beha, Ejup Kryeziu dhe Kujtim Krasniqi

​Përkujtohen dëshmorët Ibrahim Mazreku, Milaim Beha, Ejup Kryeziu dhe Kujtim Krasniqi

Sot, në 22-vjetorin e rënies, janë përkujtuar dëshmorët dhe heronjtë e kombit Ibrahim Mazreku, Milaim Beha, Ejup Kryeziu dhe Kujtim Krasniqi, të cilët më 2 qershor 1999, kanë rënë heroikisht në luftë për çlirimin e Kosovës.

Në përkujtimin për dëshmorët, krahas familjareve dhe bashkëluftëtarëve, kanë marrë pjesë edhe nënkryetari i Komunës së Malishevës, Hajdin Berisha, drejtor dhe zyrtar komunal, zyrtarë të FSK-së, përfaqësuesit e shoqatave të dala nga lufta e UÇK-së dhe qytetarë të shumtë.

Fillimisht janë bërë nderime pran bustit të Ibrahim Mazrekut në shkollën fillore në Malishevë, emrin e të cilit e mban shkolla, dhe më pas janë bërë nderime edhe në varrezat e dëshmorëve në Kleçkë, ku prehen trupat e katër dëshmorëve.


“Është përgjegjësi institucionale që dëshmorët e kombit t’i nderojmë çdo ditë. 22 vjet më parë, ishte ditë e rëndë, pasi ranë katër dëshmorët të cilët sot po i kujtojmë. Agu i lirisë po ofrohej dhe fundi i luftës pothuajse shihej, por edhe në momentet e fundit, të gjithë dëshmorët luftuan për një qëllim që e kishin, lirinë e Kosovës”, tha nënkryetari i Malishevës, Hajdin Berisha.

Për dëshmorët, vlerat sakrificën dhe veprat e dëshmorëve, ka folur kryetari i degës së OVL të UÇK-së, Metush Kryeziu, ndërsa në emër të familjareve, të gjithë ata që sot kanë nderime dhe kanë marrë pjesë në përkujtimin e rënies së dëshmorëve, i ka falënderuar, Rexhep Mazreku./kp/

Në trend Lajme

Më shumë
KQZ përditëson rezultatet pas numërimit të 99.53% të votave, LVV me ngritje të lehtë

KQZ përditëson rezultatet pas numërimit të 99.53% të votave, LVV me ngritje të lehtë

Lajme
Zafir Berisha për deklaratën e Lladrovcit për Limajn: Po e luan rolin e Burdushit, nuk biem në nivelin e tij

Zafir Berisha për deklaratën e Lladrovcit për Limajn: Po e luan rolin e Burdushit, nuk biem në nivelin e tij

Lajme
“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin

“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin", Lladrovci thotë se i qëndron kësaj deklarate – parashikon edhe sa deputet mund t’i ketë Nisma

Lajme
Kurti i drejtohet BE-së me letër: Serbia po shtyp shqiptarët e Luginës së Preshevës

Kurti i drejtohet BE-së me letër: Serbia po shtyp shqiptarët e Luginës së Preshevës

Lajme
KQZ: Janë mbi 84 mijë vota nga diaspora, do të numërohen në një fazë të mëvonshme

KQZ: Janë mbi 84 mijë vota nga diaspora, do të numërohen në një fazë të mëvonshme

Politikë
KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

Lajme
Kalo në kategori