LAJMI I FUNDIT:

Përjashton Argjentinën: Messi tregon favoritët e tij për ta fituar Kupën e Botës

Përjashton Argjentinën: Messi tregon favoritët e tij për ta fituar Kupën e Botës

Lionel Messi po e cilëson Anglinë si një nga favoritët për Kupën e Botës të këtij dimri në Katar.

Yylli i PSG -së do të udhëheqë Argjentinën drejt lavdisë së Kupës së Botës muajin e ardhshëm, me skuadrën aktualisht në një seri pa humbje prej 34 ndeshjesh, në atë që ka të ngjarë të jetë turneu i fundit ndërkombëtar i tij.

Messi beson se skuadra e Gareth Southgate, së bashku me Brazilin, Francën, Gjermaninë dhe Spanjën do të ofrojnë kërcënimet më të mëdha të turneut, megjithëse ai thotë se janë dy kombe që dallohen nga të tjerët.


Messi i vlerëson rivalët e Amerikës së Jugut të Argjentinës si një nga dy skuadrat e spikatura në Kupën e Botës

Duke folur për RMC Sport, 35-vjeçari tha: “Sa i përket favoritëve, ka ekipe të mëdha si Brazili, Gjermania, Franca, Anglia dhe Spanja”.

“Dhe jam i sigurt se po harroj disa”.

Franca kampione në fuqi do të jetë një nga dy skuadrat e spikatura në Katar muajin e ardhshëm

“Por, nëse më duhet të zgjedh një ose dy, sot mendoj se Brazili dhe Franca janë dy kandidatët e mëdhenj për këtë Botëror”, ka shtuar më tej shtatë herë fituesi i Topit të Artë.

Messi do të shpresojë që të fitojë Kupën e Botës, trofeu i vetëm që i mungon në kabinetin e tij, por edhe që do të mund të quhej si lojtari më i mirë në histori të futbollit, për t’i dhënë fund një debati mes tij dhe Cristiano Ronaldos se kujt i takon ky epitet. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Lille ia cakton çmimin kartonit të Edon Zhegrovës

Lille ia cakton çmimin kartonit të Edon Zhegrovës

Ligue 1
Real Madrid dhe PSG kontaktojnë agjentin Mendes – ylli i Barcelonës temë diskutimi

Real Madrid dhe PSG kontaktojnë agjentin Mendes – ylli i Barcelonës temë diskutimi

Ndërkombëtare
Carlo Ancelotti mbeti i zemëruar kur ylli i Real Madridit u largua kundër dëshirës së tij

Carlo Ancelotti mbeti i zemëruar kur ylli i Real Madridit u largua kundër dëshirës së tij

La Liga
Ten Hag paralajmëron Amorim në intervistën e parë pas shkarkimit nga Man United

Ten Hag paralajmëron Amorim në intervistën e parë pas shkarkimit nga Man United

Premier League
Ish-lojtari i Barcelonës e thotë hapur: Real Madridi është ekipi më i mirë në botë

Ish-lojtari i Barcelonës e thotë hapur: Real Madridi është ekipi më i mirë në botë

La Liga
Barcelona po synon të mbyllë sot shitjen e Vitor Roques për 25 milionë euro

Barcelona po synon të mbyllë sot shitjen e Vitor Roques për 25 milionë euro

La Liga
Kalo në kategori