Lajmet e rrejshme vazhdojnë të qarkullojnë në mediat sociale dhe në ueb-faqe të ndryshme në internet dhe shpesh shënjestër e tyre janë personalitetet e njohura.
Një viktimë e këtyre lajmeve është bërë reperi i famshëm amerikan, Eminem, për të cilin u publikua një lajm fals.
Dhe derisa në gjithë botën ekziston frika e përhapjes së virusit të ri vdekjeprurës, autorët e lajmeve të tilla e kanë shfrytëzuar momentin.
Një publikim shkruante: “Reperi Eminem është i famshmi i pare që është diagnostikuar me coronavirus në vitin 2020”.
Mirëpo, faqja e konfirmimit të fakteve, Snopes, e ka përgënjeshtruar këtë lajm duke kërkuar nga autori që të mos shpërndarë lajme të tilla të rrejshme. /Telegrafi/