LAJMI I FUNDIT:

Përfundon samiti në Arabinë Saudite – do të vazhdojnë takimet për arritjen e paqes mes Ukrainës dhe Rusisë

Përfundon samiti në Arabinë Saudite – do të vazhdojnë takimet për arritjen e paqes mes Ukrainës dhe Rusisë

Bisedimet e organizuara nga Arabia Saudite që synonin gjetjen e një zgjidhjeje paqësore midis Ukrainës dhe Rusisë kanë përfunduar me pjesëmarrësit që ranë dakord për vazhdimin e bisedimeve në mënyrë që sa më shpejt të arrihet paqja mes dyja vendeve.

Zyrtarë të lartë nga më shumë se 40 vende, duke përfshirë SHBA-në, Kinën dhe Indinë, u mblodhën në qytetin Jeddah të Arabisë Saudite për Takimin e Këshilltarëve të Sigurisë Kombëtare ku thuhet se u diskutua për formulën e paqes të prezantuar nga Ukraina.

Samiti i Paqes në Arabinë Saudite, këshilltari i Zelenskyt: Bisedimet deri më tani janë produktive
Lexo po ashtu Samiti i Paqes në Arabinë Saudite, këshilltari i Zelenskyt: Bisedimet deri më tani janë produktive

“Pjesëmarrësit kanë rënë dakord për vazhdimin e konsultimeve ndërkombëtare dhe shkëmbimin e pikëpamjeve në një mënyrë që kontribuon në ndërtimin e bazave të përbashkëta që hapin rrugën për paqen”, raporton Agjencia Saudite e Shtypit (SPA).


“[Pjesëmarrësit] gjithashtu [theksuan] rëndësinë e përfitimit nga opinionet dhe sugjerimet pozitive që u diskutuan gjatë takimit”, thuhet më tutje në njoftim.

Ndërsa Rusia nuk mori pjesë në bisedime, Kremlini tha se do të monitoronte nga afër bisedimet.

Bisedimet në Jeddah vijnë në mes të përpjekjeve të ukrainasve për të rritur mbështetjen përtej atyre të vendeve perëndimore, duke u angazhuar më shumë në Amerikën Latine, Afrikë dhe Azi.

Ukraina tregon katër kushtet e paqes me Rusinë
Lexo po ashtu Ukraina tregon katër kushtet e paqes me Rusinë

Duke folur për bisedimet në Jeddah, shefi i stafit të presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky, Andriy Yermak deklaroi se “ne patëm konsultime shumë produktive mbi parimet kryesore mbi të cilat duhet të ndërtohet një paqe e drejtë dhe e qëndrueshme”.

Ndryshe, bisedime të tilla pritet të zhvillohen edhe në kuadër të takimit të G20, i cili do të mbahet muajin e ardhshëm në Indi. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Kina raporton se ka zbuluar një coronavirus të ri

Kina raporton se ka zbuluar një coronavirus të ri

Azia
Milan Radoiçiq po zgjeron perandorinë në Serbi - pasurinë po ia transferon gruas, bizneset partnerëve besnik

Milan Radoiçiq po zgjeron perandorinë në Serbi - pasurinë po ia transferon gruas, bizneset partnerëve besnik

Serbia
Shpërthimet e autobusëve tronditin Tel Avivin - Netanyahu urdhëron nisjen e një operacioni ushtarak në Bregun Perëndimor

Shpërthimet e autobusëve tronditin Tel Avivin - Netanyahu urdhëron nisjen e një operacioni ushtarak në Bregun Perëndimor

Azia
Senatori republikan dënon lëvizjet e Trumpit në raport me Putinin

Senatori republikan dënon lëvizjet e Trumpit në raport me Putinin

Amerika
“Kapacitet që nuk e kishte më parë” - në Gjermani fillon puna për sistemin e mbrojtjes raketore të prodhuar nga Izraeli

“Kapacitet që nuk e kishte më parë” - në Gjermani fillon puna për sistemin e mbrojtjes raketore të prodhuar nga Izraeli

Evropa
Vuçiq u mbështet nga një vajzë e cila u prezantua si studente, por doli se ajo nuk ishte studente

Vuçiq u mbështet nga një vajzë e cila u prezantua si studente, por doli se ajo nuk ishte studente

Serbia
Kalo në kategori