Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Shqipëri ka njoftuar se ka përfunduar procesi i numërimit të votave për zgjedhjet e pjesshme për kryetar të Bashkisë Himarë.

KQZ njofton se kandidati nga Partia Socialiste, Vangjel Tavo ka marrë 5022 vota, transmeton Telegrafi.


"Rezultate paraprake për 36 qendrat e votimit: Kandidati i propozuar nga subjekti zgjedhor “Partia Socialiste e Shqipërisë”, Vangjel Tavo ka marrë 5022 vota (58.62%). Kandidati i propozuar nga subjekti zgjedhor, koalicioni “Bashkë Fitojmë”, Petraq Gjikuria ka marrë 3545 vota (41.38%)", thuhet në njoftim.

Tutje, KQZ njofton se ecuria e procesit të numërimit të votave ishte e qetë,  dhe u monitorua nga stafi teknik i KQZ-së dhe rezultatet paraprake u transmetuan në kohë reale në faqen zyrtare të internetit të KQZ-së dhe aplikacionin KQZ./Telegrafi/

453981183 963849535777729 2986581022897310277 n 1

453909211 963849592444390 400590257237357513 n