Një veturë me targa të huaja është përfshirë nga zjarri ditën e premte në Kodrën e Minatorëve në Mitrovicë të veriut.

Policia njofton se rasti ka ndodhur rreth orës 21:05.


"Raportohet se është përfshi nga zjarri vetura me targa të huaja pronë e ankuesit mashkull kosovar. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse, ndërsa ekipi i zjarrfikësve ka lokalizuar zjarrin", njofton polica.

Lidhur me rastin është njoftuar prokurori.

Rasti është duke u hetuar./Telegrafi/