Një zjarr ka rënë në një pallat në zonën e Astirit, duke shkaktuar panik tek banorët. Mësohet se zjarrin e ka shkaktuar një paketë elektrike, dhe ka bërë që banorët për shkak të tymit, të mos arrijnë të dalin nga banesat.

Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e zjarrfikësve, të cilët janë angazhuar për të shuar flakët dhe për të ndihmuar banorët e bllokuar.


Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 04.04.2025, rreth orës 14:10, në rrugën “Foto Xhavella”, në katin e parë të një pallati ka marrë flakë gabina e transformatorit.

Shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe po bëjnë evakuimin e banorëve. Ndërkaq nga shërbimet zjarrëfikëset është bërë e mundur fikja e zjarrit. Nuk ka persona të lënduar.

Grupi hetimor punon për përcaktimin e shkakut të zjarrit.