Kampionati Botëror, Rusia 2018, ka filluar me një ceremoni hapëse madhështore që do të hyjë në histori.

Ishte legjendari britanik, Robbie Williams ai që performoi në ceremoninë hapëse bashkë me Aida Garifullinan, sopranon e njohur ruse.


GettyImages 974275038 Aida Garifullina, Foto: Getty Images

Dyshja performuan hitet e Robbiet, si "Feel", "Let Me Entertain You" dhe "Angels.

Publiku u ndez gjatë performancës së Robbiet, i cili pushtoi stadiumin Luzhniki në Moskë.

GettyImages 974262884 Robbie Williams, Foto: Getty Images

Kampionati Botëror fillon nga ora 17:00 me ndeshjen e parë mes Rusisë dhe Arabisë Saudite.

Plot 81 mijë tifozë janë të pranishëm në stadiumin Luzhniki në Moskë. /Telegrafi/