Rita Ora u sigurua të tërhiqte vëmendjen teksa doli në skenë për performancën e saj të shumëpritur në ‘Eurovision 2023’ të martën.
Këngëtarja 32 vjeçe, bëri një shfaqje shumë energjike teksa performoi një potpuri të hiteve të saj më të mëdha në “M&S Bank Arena” të Liverpoolit për gjysmëfinalen e parë të Eurovisionit.
Rita performoi këngën e saj të re “Praising You” për herë të parë live në ngjarjen e shumëpritur në një performancë spektakolare së bashku me 54 kërcimtarë, shkruan DailyMail.
Ajo kishte veshur një korse të zezë me një palë sytjena në formë koni dhe pantallona, të cilat i bashkoi me çizme me lidhëse me taka.
Interpretuesja e hitit “Hot Right Now” tregoi figurën e saj të pabesueshme të trupit në veshjen mahnitëse..
Rita gjithashtu kishte veshur një fund të madh që i rridhte pas saj, përpara se më vonë të largonte atë pjesë të veshjes, për të kërcyerlirshëm.
Ajo i la flokët e saj kaçurrela të binin të lirshme mbi shpatullat e saj dhe e forcoi bukurinë e saj natyrale me një makijazh magjepsës.
Rita u pa duke perfeksionuar një sërë lëvizjesh të vrazhda së bashku me kërcimtarët e saj.
Në një postim prekës, Rita shpjegoi se asaj do t’i bashkohej në skenë balerina dhe refugjatja ukrainase Sofiia Kladko, 12 vjeçe, për performancën e saj.
Ajo publikoi paraprakisht një fotografi të saj në prapaskenë me balerinën, i cili jeton në Warrington që nga viti 2022.
Krahas fotografisë, ajo shkroi: “Kjo është Sofia – një kërcimtare dhe refugjate nga Rivne, në veriperëndim të Kievit. Ajo jeton në Warrington që nga viti 2022”.
“Për mua, Sofia përfaqëson forcën dhe shpresën në këto kohë të trazuara, tragjike dhe të ndryshueshme”.
“Ne nuk duhet të harrojmë privilegjin që ka Mbretëria e Bashkuar për të luajtur rolin e saj si komb pritës në ‘Eurovision 2023’ për Ukrainën pasi Orkestra Kalush fitoi konkursin vitin e kaluar”.
“Gjendja e familjes së Sofias më kujton udhëtimin e jashtëzakonshëm nëpër të cilin kaloi familja ime kur isha në moshën e saj dhe se si do t’i jem përgjithmonë mirënjohës Mbretërisë së Bashkuar që na tregoi mirësi dhe dhembshuri”.
“Sofia hap performancën time këtë mbrëmje duke luajtur me një top, që përfaqëson humbjen e fëmijërisë për këta refugjatë të varfër”.
“Shpresoj që ky konkurs i mrekullueshëm i këngës të hapë zemrat në të gjithë Evropën dhe botën. Të duam Ukrainë, të gjithë do të performojmë sonte, për ty”, tha Rita. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Gjesti me gjuhë të dhunshme ndaj Vserlos: Me e rrah natën ose me ia thye ndonjë gisht

Dështon misioni i Gjestit, Vserlo shkon natën dhe ia rrëmben zarfat nga "valixhja e tundimeve" gjatë kohë që ishte në gjumë

Era Istrefi shihet nën shoqërinë e motrës së Rita Ora, Elenës

Robert De Niro largohet nga SHBA dhe bën thirrje për bojkot të X-it të Elon Musk

Gjesti ndan shtratin me një vajzë tjetër, Egli e lënduar fle e vetme dhe nuk i flet reperit

Zarf i zi në shtëpinë e Big Brother VIP Albania për thyerje të rregullave, Vëllai i Madh dënon të gjithë banorët

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Ylli i Udineses mori përsipër penalltinë pa pëlqimin e ekipit – realizoi, por askush nuk festoi me të

Trump tërhiqet nga ideja për ta marrë Gazën: Plani im funksionon, por nuk do ta imponoj

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Rozana fsheh “Valixhen e Tundimeve” teksa Gjesti shpërndan biletat e fatit