Oda Ekonomike e Kosovës, Oda Ekonomike Amerikane dhe Këshilli i Investitorëve Evropianë shprehin shqetësimin e tyre lidhur me ndikimin negativ që masat kufizuese në aktivitetin ekonomik me qëllim të parandalimit të përhapjes së pandemisë COVID-19 kanë pasur në ndërmarrjet vendore.
Të tri organizatat që përfaqësojnë interesat e sektorit privat, besojnë që me qëllim të zbutjes së efekteve negative në operacionet e ndërmarrjeve dhe punëtorëve të goditur, qeveria në detyrë duhet të zbatojë në tërësi dhe sa më shpejtë të jetë e mundur të gjitha masat nga Pakoja Emergjente Fiskale.
OEK, OEAK dhe KIE theksojnë se për shkak të masave kufizuese brenda vendit por edhe në zinxhirët rajonalë e ndërkombëtarë të furnizimeve shumë ndërmarrje prodhuese që operojnë në Kosovë po përballen me vështirësi të shumta ndërsa një numër i tyre edhe kanë ndërprerë aktivitetin e tyre në plotni.
Këto vështirësi, sipas tyre, lidhen edhe me rënien e kërkesës brenda e jashtë vendit në rastin e ndërmarrjeve që eksportojnë. Rënia e të hyrave të këtyre ndërmarrjeve e bën më të vështirë mbulimin e shpenzimeve operative, përfshirë këtu edhe pagat, e kjo rrjedhimisht rrezikon reduktimin e pagesës për punonjësit ose edhe mbylljen e vendeve të punës, por edhe thellimin e deficitit tregtar të vendit.
Për të mbështetur ndërmarrjet eksportuese, edhe ashtu të pakta në numër, Ministria e Financave dhe Transfereve duhet që menjëherë të nisë me zbatimin e masës numër 13 për mbështetjen e eksportuesve në Kosovë, për çfarë kërkohet nga Ministria e Ekonomisë, Punësimit, Tregtisë, Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Investimeve Strategjike që me urgjencë të nisë procesin e konsultimit me MFT, KIESA, Administratën Tatimore, Doganën dhe odat ekonomike për përcaktimin e kritereve për ofrimin e përkrahjes për eksportuesit nga Kosova, siç parashihet me planin operacional për zbatimin e Pakos Emergjente Fiskale.
Vonesa në disbursimin e shumës prej 10 milionë eurosh për eksportuesit do ta minimizojë efektin e mundshëm të tyre në ekonomi për shkak të eskalimit të dëmeve te këto ndërmarrje, të cilat kanë luajtur rol të çmueshëm në zhvillimin ekonomik të vendit, në kushte të barrierave të shumta me të cilat janë përballur, si dhe me paragjykime të shumta që lidhen me perceptimin jo të mirë për Kosovën.
Në fund, Oda Ekonomike e Kosovës, Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë dhe Këshilli i Investitorëve Evropianë, duke ritheksuar edhe një herë nevojën e veprimit të shpejtë, përsërisin zotimin e tyre të sinqertë për partneritet konstruktiv me qeverinë në detyrë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Qytetarët thonë se ndihen të mashtruar nga 'marketet' për mosvendosjen e ekraneve nga ana e konsumatorëve

Hakimi më i madh në histori - vidhen 1.5 miliard euro kripto

Hapni dyert e mundësive: Ftohen bizneset kosovare të marrin pjesë në eventin me eksportuesit turq të sektorit hekur-çelik

Panelet solare, një investim i sigurt për të ardhmen e energjisë së pastër dhe ambient të gjelbër

Investimi i ëndrrave tuaja - Jetesa luksoze në Holiday In 2

POLI, sallama që dallohet prej tjerave – nga mishi i pastër i pulës, me më pak ruajtës

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë