LAJMI I FUNDIT:

Përdorimi i Botox i rrezikshëm

Përdorimi i Botox i rrezikshëm

Agjencia evropiane për barna (Emea) ka njoftuar se më shumë se 600 persona të cilët kanë marrë injeksione Botox kanë pasur efekte anësore serioze, ndërsa 28 prej përdoruesve kanë vdekur.

Sipas revistës gjermane “Focus”, vetëm në Gjermani kanë qenë 210 raste me efekte serioze anësore, ndërsa pesë pacientë kanë vdekur pas marrjes së injeksioneve me Botox.

Për shkak të rrezikut nga Botox, instituti amerikan për mbikëqyrjen e barnave Food and Drug Administration (FDA), ka paralajmëruar rrezikun e vdekshmërisë nëse mbidozohet.

Botox, që fitohet nga toksina më e fortë ekzistuese nga bakteri e Clostridium Botulinum, e cila bllokon sinjalet e sistemit nervor dhe paralizon muskujt, shfrytëzohet në industrinë kozmetike për largimin e rrudhave.