LAJMI I FUNDIT:

“Përdoret nga CIA”- Kokalari: Çfarë është aplikacioni ku Rama fliste me McGonigal

“Përdoret nga CIA”- Kokalari: Çfarë është aplikacioni ku Rama fliste me McGonigal

Allison Guerriero, ish-e dashura e Charles McGonigal, zbuloi gjatë një interviste për emisionin Review në Euronews Albania, se kryeministri Rama dhe ish-agjenti i FBI-së komunikonin në një aplikacion të pagjurmueshëm që quhet “Viasat”.

E ftuar në emision, aktivistja Evi Kokalari tha se “Viasat” është një aplikacion që përdoret për komunikim të brendshëm nga CIA dhe FBI. Ajo u shpreh e habitur sesi kryeministri Rama mund të ketë marrë akses në këtë aplikacion shumë të sigurt dhe të padëgjueshëm.

“Viasat është një kompani që përdoret nga agjencitë qeveritare amerikane siç është FBI pasi ka siguri shumë të lartë. Është një metodë komunikim nëpërmjet FBI-së dhe CIA-s. Më bën përshtypje si ka marrë akses në këtë aplikacion Edi Rama dhe nëse kjo ka qenë duhet të investigohet në Amerikë. Ish-e dashura tha që flisnin shumë shpesh, këtu mund të ketë pasur një biznes për dosjen e Lul Bashës, mund të jetë diçka tjetër që ata bënin biznes. Arroganca e Edi Ramës kur i tha Berishës në parlament “e kalon dot oqeanin”, tregon qartë që ka pasur një relacion dhe biznes mes tyre”, tha Kokalari./Euronews Albania


Në trend Lajme

Më shumë
Arrestohet një serb i dyshuar për krime lufte në Kosovë, Prokuroria Speciale jep detaje

Arrestohet një serb i dyshuar për krime lufte në Kosovë, Prokuroria Speciale jep detaje

Drejtësi
Lushtaku paralajmëroi fundin politik të Limajt, reagojnë nga Nisma: Për këtë vendosim ne

Lushtaku paralajmëroi fundin politik të Limajt, reagojnë nga Nisma: Për këtë vendosim ne

Lajme
Haradinaj: Kurti është e keqja, na la pa NATO-n, ShBA-të e BE-në

Haradinaj: Kurti është e keqja, na la pa NATO-n, ShBA-të e BE-në

Lajme
Feith thirrje Kosovës: Mos e merrni të mirëqenë mbështetjen e SHBA tani e tutje

Feith thirrje Kosovës: Mos e merrni të mirëqenë mbështetjen e SHBA tani e tutje

Lajme
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
Të mërkurën nis numërimi i votave të diasporës

Të mërkurën nis numërimi i votave të diasporës

Lajme
Kalo në kategori