Turbullimi i thjerrëzës dhe problemet me shikim, doktor Zhuri tregon simptomat e perdes së syrit

Katarakti i syve ose siç njihet në popull perdja e syrit është një gjendje ku thjerrëza e syrit, që normalisht është e qartë, bëhet e mjegullt ose e turbullt.
Një turbullim i thjerrëzës ndikon në mënyrën se si drita kalon përmes syrit dhe mund të shkaktojë ulje të shikimit dhe pamja e paqartë.
Doktori, oftalmologu Burim Zhuri në podcastin “Shëndeti në rend të parë” ka folur për këtë kataraktin e syve ose siç njihet në popull “perdja e syrit”.
Tutje, doktori tregoi se nuk ka përgjigje specifike pse vjen deri te kjo gjendje.
“...ushqimi, është vet proces, ndodhin procese degjenerative në thjerrëz. Turbullohet thjerrëza, janë do proceseve oksidative që ndodhin aty brenda dhe vjen deri te turbullimi i thjerrëzës”, tha ai.
Podcastin e plotë ku doktor Zhuri flet për shumë çështje që lidhen me shëndetin e syve mund ta shikoni në kanalin zyrtar të Telegrafi në YouTube.
Ky podcast mbështetet nga “United Hospital”. /Telegrafi/


















































