Familjarët e një prej të arrestuarve për rastin e rëndë të përdhunimit të një 13-vjeçareje nga i dashuri dhe shokët e tij, në qytetin e Kavajës, kanë mohuar për “Open” kategorikisht që i afërmi i tyre të ketë abuzuar me të miturën.
Ngjarja kishte filluar pasi 13 vjeçarja kishte komunikuar me shokun e klasës në instagram dhe pastaj ai i kishte kërkuar që të kryenin marrëdhënie seksuale për ditëlindjen e tij të 14.
Këtu mund të ndiqni deklaratën e familjarit të njërit prej përdhunuesve.
Ngjarja ka nisur në tetor fillimisht si një bisedë në Instagram për të vijuar më pas me shantazhe të saj pasi djemtë thoshin se kishin një video ku vajza ishte duke kryer marrëdhënie seksuale.
Kallëzimi është bërë më 29 janar në policinë e Kavajës, nga nëna sa bashku me vajzën e saj, ndërsa më tej tregohet se si ajo ka nisur kontaktet me shokun.
“Ka qenë fillimi i shkollës dhe të nesërmen ajo ka pasur si detyrë të shkruante një ese. Shoku i saj A, me të cilin ka qenë në një klasë që nga klasa e dytë, i ka kërkuar që t’i bënte edhe atij një ese dhe për këtë arsye e mitura ia ka bërë esenë dhe ia ka dërguar me foto nga tableti që kishte në shtëpi. Gjatë bisedës të miturës i ka bërë përshtypje fakti se shoku i saj A po e zgjaste bisedën dhe në bisedë e sipër i ka thënë se e kishte qejf. Pas kësaj e mitura i ka thënë se nuk kishte mundësi dhe ka menduar se mos ishte shoku tjetër H që po tallej, por ai i ka zënë be vëllain dhe pjesëtarë të tjerë të shtëpisë. Në vijim e mitura ka shpjeguar se me kalimin e ditëve ajo fliste për çdo gjë me A nëpërmjet rrjetit social Instagram ku adresa e të miturit A ka qenë “a” dhe “a7””.
“Duke qenë se në fillim të muajit tetor 2018 i mituri A kishte ditëlindjen dhe mbushte 14 vjeç, e ka pyetur të miturën se çfarë dhurate do t’i bënte ajo duke i thënë më pas se nuk donte asnjë dhuratë, por donte që të kryenin marrëdhënie seksuale së bashku. E mitura i është përgjigjur duke i thënë direkt “jo” dhe fillimisht i mituri A nuk ka këmbëngulur, por më pas, çdo 3-4 ditë, ai i kërkonte që të kryenin marrëdhënie së bashku duke i thënë vazhdimisht se: “një gjë që të kërkoj unë nuk ma plotëson”, theksohet në dosjen e prokurorisë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Rama: Rinumërimi i votave të pavlefshme nga votimi me postë, dëshmoi manipulimet e LDK-së

Haradinaj flet për Limajn pasi kishte shprehur gatishmëri të bëjë koalicion me Vetëvendosjen

Tërheqja e mundshme e trupave amerikane të NATO-s nga Kosova, flet koloneli britanik i pensionuar

Zhgënjim me rezultatin, Haradinaj: Na kushtoi e vërteta e rëndë që e thamë për Kurtin

A2: Plan për vrasjen e Albin Kurtit, i dyshuari ekspert në përdorimin e snajperit

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

"Shfrytëzimi që kanë dashur të bëjnë në kurriz të dhimbjes time" - operimi që iu premtua në BBVK 3 nuk u realizua, Anisa Veseli përfundon në polici?

"Po jam në kontakt me Eglin", Livia thyen heshtjen për gjendjen e Eglit pas daljes nga shtëpia e Big Brother VIP Albania 4

Notat e lojtarëve: Atletico Madrid 1-0 Real Madrid, dështon Vinicius

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Real Madridi eliminon Atleticon përmes penalltive, në çerekfinale takohet me Arsenalin

'Heroi i vërtetë' i PSG-së përballë Liverpoolit qëndronte pas Alisson Becker