Në episodin e parë të “Përballje Podcast” është trajtuar tema që ka të bëjë me dezinformimin, keqinformimin, gazetarinë e dobët, edukimin medial dhe qëndrueshmërinë e mediave.
Mysafirët e parë të “Përballje Podcast” janë:
Besa Luci – Kryredaktore, Kosovo 2.0
Pajtim Gashi – Drejtor Programi, NDI Kosovë
Luci dhe Gashi kanë folur për aspektin medial në Kosovë dhe mënyrën pse ka dezinformata dhe çfarë lloj keqinformimi mund të ketë.
“Anembanë botës jemi duke u përballur me problemet sa i përket saktësisë dhe kualitetit të informacionit. Mendoj se gazetaria ka ndryshuar shumë dhe problemet me të cilat përballemi sot. Një pjesë e këtyre problemeve kanë ardhur si rezultat i zhvillimeve teknologjike, epokës digjitale”, u shpreh mes tjerash Luci.

Ndërsa, Pajtim Gashi nga NDI ka deklaruar se ka vite që kjo organizatë ka zhvilluar programe të cilat kanë për qëllim forcimin e integritetit të informacionit në Kosovë.
“Që kur kemi filluar të bëjmë studimet e para të ambientit medial kemi parë që në Kosovë ka qenë një trend i rritjes së aktivitetit të dezinformimit. Normalisht nuk ka qenë gjithçka vendore, pasi ka pasur shumë prezencë edhe të akterëve ndërkombëtarë sidomos atyre rajonalë që tentonin të shtynin narrativa të caktuara përpara”, ka deklaruar ai.

Ndryshe, “Përballje Podcast” do të trajtojë tema që kanë të bëjnë me mediat dhe gazetarinë, rolin e tyre në informimin e drejtë dhe të saktë si dhe përballjen me çrregullimet e informacionit dhe do të transmetohet një herë në muaj.
“Përballje Podcast”, do të fokusohet në tema për rolin dhe rëndësinë e Këshillit të Mediave të Shkruara të Kosovës, Komisionin e Pavarur të Mediave, qëndrueshmërinë financiare të mediave në vend, rolin e Asociacionit të Gazetarëve të Kosovës, rëndësinë e edukimit medial, dezinformimin dhe keqinformimin, raportimin e ndjeshëm gjinor, sigurinë kibernetike si dhe rëndësinë e verifikimit të burimeve.
Pos tjerash, fokus i temave në “Përballje Podcast” është rëndësia e organizatave mediale dhe menaxhimi i tyre.

Kjo seri e “Përballje Podcast” do të udhëhiqet nga Muhamet Hajrullahu, kryeredaktor i Telegrafi.com dhe autor i emisionit “Përballje”.
“Përballje Podcast” realizohet me mbështetjen e Institutit Kombëtar Demokratik (NDI) dhe Agjencisë së Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID), në Kosovë. Opinionet e shfaqura në këtë podcast nuk pasqyrojnë domosdoshmërish pikëpamjet dhe qëndrimet e NDI dhe USAID. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Tragjedia e familjes nga Malisheva, detaje të reja nga vrasja e dyfishtë në Zvicër që la katër fëmijë jetim

Katër ditë para seancës, LVV në kërkim të numrave - mungojnë dy vota për qeverinë e re

“Linja e Jetës”: Mos i shpërndani pamjet e gruas që vdiq sot në Prishtinë

Kosova përballet me një sulm të dytë kibernetik, ekspertët dyshojnë se erdhi nga rusët

Projekt-rezoluta amerikane: Të ndalet pandëshkueshmëria e krimeve seksuale nga forcat serbe

Rrëfimi i ish-ushtarit të UÇK-së, i cili kishte shtatë plagë: Ramushi iu ka thënë shokëve çelni katër varre, se nuk dihet a shpëton

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Tragjedia e familjes nga Malisheva, detaje të reja nga vrasja e dyfishtë në Zvicër që la katër fëmijë jetim

Katër ditë para seancës, LVV në kërkim të numrave - mungojnë dy vota për qeverinë e re

Trump kishte pesë qëllime me tarifat - a ka arritur ndonjë prej tyre?

"Turqia është e gatshme të marrë përgjegjësinë për sigurinë evropiane", deklaron Erdogan

Salah mbajti një orë jashtëzakonisht të rrallë gjatë nënshkrimit të kontratës së re – ajo mund të blihet vetëm në disa vende

Projekt-rezoluta amerikane: Të ndalet pandëshkueshmëria e krimeve seksuale nga forcat serbe