Për vizitë te Icardi në Paris, Wanda ekspozon tatuazhin në zonën intime në fotosesionin pranë Kullës Eiffel

Wanda Nara është e njohur për imazhet provokuese që i ndan me ndjekësit e shumtë në rrjetet sociale. Bashkëshortja dhe agjentja e Mauro Icardit arrin gjithmonë të tërheqë interesimin e faqeve rozë përmes fotografive që i publikon në Instagram, ku ndiqet nga më shumë se gjashtë milionë fansa.
Biondja e popullarizuar këto ditë ka qëndruar në Paris (ku është i huazuar bashkëshorti i saj, te Paris Saint-Germaini), ndërsa e ka shfrytëzuar rastin që të bëjë edhe një set fotografik.
Ndër pozat atraktive që kanë marrë dhjetëra mijëra pëlqime, njëra prej tyre ka joshur interesim më të madh. Bukuroshja e ka ekspozuar tatuazhin që e ka në zonën intime, ndërsa përshkrimi që ka zgjedhur është: “Kam fluturuar me krahë të thyer”. /Telegrafi/
Top Lajme
BBVK
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals

























































