Prej fundjavës së kaluar Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës “Adem Jashari” ka pasur një fluks të madh udhëtarësh, kryesisht bashkatdhetarë, të cilët kanë zgjedhur vendlindjen për të kaluar festat e fundvitit.
Zëdhënësi i Aeroportit të Prishtinës, Bujar Gashi ka thënë për KosovaPress se gjatë të shtunës dhe të dielës kanë qenë mbi 170 fluturime dhe java ka nisur gjithashtu me numër të lartë ndërsa deri në fund të kësaj jave pritet të bëhen edhe rreth 240 fluturime.
“Vikendin që kemi lënë pas në Aeroportin e Prishtinës, patëm një numër jashtëzakonisht të madh të fluturimeve, dita e shtunë ishte dita që ne i shërbyem mbi 90 fluturime, pastaj me të dielën, ku ishin rreth 80 fluturime, e hëna po një numër të madh, ndërsa deri në fund të javës pritet të shërbehen rreth 240 fluturime, vajtje dhe ardhje”, deklaroi Gashi për KosovaPress.
Sa i përket numrit të udhëtarëve, Gashi deklaroi se vetëm për tri ditë kanë ardhur në Kosovë mbi 16 mijë persona dhe se shtetet nga të cilat vijnë më së shumti udhëtarë janë Zvicra, e pasuar nga shtetet skandinave.
“Ne vikendin që kemi lënë pas dhe ditën e hënë, kemi shërbyer dhe i kemi pasur rreth 16 mijë e 400 udhëtarë të cilët kanë ardhur në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës. Vendi që prinë me numër të udhëtarëve, padyshim që mbetet Zvicra, e ndjekur nga Gjermania dhe vendet e tjera, Skandinavia, Austria, Turqia dhe Anglia”, ka thënë Gashi.
Gashi shtoi se edhe udhëtarët të cilët kanë viza, pa rekomandim apo konfirmim të ambasadës gjegjëse, nuk do të lejohet të udhëtojnë për në shtetet që dëshirojnë.
“Qytetarët e Republikës së Kosovës të cilët posedojnë një vizë, në këto kushte të cilat po jetojmë, në fakt pa një rekomandim apo konfirmim të ambasadave gjegjëse nuk lejohet të udhëtojnë. E njëjta vlen edhe për shtetasit të Republikës së Maqedonisë dhe ata të Shqipërisë të cilët shfrytëzojnë Aeroportin e Prishtinës”, ka thënë Gashi.
E përkundër fluksit të madh të qytetarëve, Gashi ka thënë se në Aeroportin e Prishtinës nuk ka pasur probleme sa i për ketë masave dhe gjithçka ka funksionuar me rekomandimet e Ministrisë së Shëndetësisë dhe Institutit Kombëtarë të Shëndetit Publik. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Ish-ambasadori i Kosovës në Tajlandë: Vizita e Maqedoncit në Tajvan, lëvizja më e dëmshme në historinë e politikës së jashtme

Rezultati zgjedhor, analistët paralajmërojnë qeverisje të përkohshme

“NISMA është për qeveri të opozitës”, Zafir Berisha: Koalicioni me Albinin është koalicion me Serbinë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë