LAJMI I FUNDIT:

Për të shmangur këto rreziqe, furça e dhëmbëve duhet ndërruar më shpesh nga sa e mendoni

Për të shmangur këto rreziqe, furça e dhëmbëve duhet ndërruar më shpesh nga sa e mendoni

Kur ka qenë hera e fundit që e keni ndërruar furçën e dhëmbëve? Kanë kaluar më shumë se 4 muaj?

Nëse përgjigja është pozitive, nuk jeni vetëm.

Sipas disa studimeve, 42% e njerëzve nuk e ndërrojnë furçën e dhëmbëve aq shpesh sa duhet. Kjo gjë mund të sjellë probleme me shëndetin oral, siç janë shtimi i baktereve, dëmtimi i smaltit, prishja e dhëmbëve etj.


Për të shmangur të gjitha këto, duhet të keni parasysh që furça duhet ndryshuar çdo 3-4 muaj.

Kjo është e domosdoshme për një shëndet sa më të mirë oral, duke qenë se furça konsumohet dhe nuk është më efektive në pastrimin e dhëmbëve. Madje, furça e vjetër mund të ndikojë edhe në enjtjen e mishrave të dhëmbëve.

Po ashtu, rekomandohet që në rastet kur jeni të sëmurë me grip apo me ndonjë infeksion bakterial, është mirë ta ndërroni furçën për të shmangur rikthimin e infeksionit. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Dy suplementet e njohura mund të zvogëlojnë rrezikun e një sëmundjeje autoimune deri në 30 për qind

Dy suplementet e njohura mund të zvogëlojnë rrezikun e një sëmundjeje autoimune deri në 30 për qind

Shëndetësi Lajme
Kalo në kategori