Red Bull FMX Jam po organizohet për herë të parë në Kosovës dhe është format që shfaq akrobacione me motoçikleta kross dhe organizohet në kuadër të ekipit FMX Forever.

Natyrisht se ky është një rast unik për mos ta humbur në Prishtinë, një shfaqe plot adrenaline dhe stile të ndryshme akrobatike.


Ekipi i përbërë nga udhëheqësi Jimmy Jimbo Verburgh, atlet i brenduar i Red Bull, Radek Bilek nga Çekia, belget Gilles Dejong dhe Mick Van Dijck, do të arrijnë në kryeqytet këtë fundjave për t’i lënë pa frymë shikuesit me performance 50 minutëshe.

Ky ekip funksionon në nivel botëror të shtrirë në të gjithë kontinentet, duke filluar nga disa mega metropole si New Delhi, Taiwan, Lima, Atina, Berlin etj.

Me datë 26/06/2022, në Prishtinë, Sheshi Zahir Pajaziti në orën 12:00 do të shfaqet ky event drithërues.

Ngjarja organizohet po ashtu në bashkëpunim me komunën e Prishtinës dhe Federata e Motoçiklistëve të Kosovës.

Më poshtë keni më shumë detaje informuese për eventin e madh:   https://www.redbull.com/in-en/events/red-bull-fmx-jam-

Motocross XFighters Munich 0P 20140718 00309 News scaled

Motocross XFighters Munich 1P 20140719 00180 News scaled

P 20140627 00248 News a00fc870 60e0 4fca 9cb0 7b158215c9f2 1875231379 p

telegrafi sport app