LAJMI I FUNDIT:

Për herë të parë në Kosovë fillon shërbimi i sedacionit inhalatorë në Klinikën e Stomatologjisë

Për herë të parë në Kosovë fillon shërbimi i sedacionit inhalatorë në Klinikën e Stomatologjisë

Ministria e Shëndetësisë përmes një njoftimi për media ka bërë të distur se në Klinikën e Stomatologjisë, për herë të parë ka filluar shërbimi i sedacionit inhalatorë.

“Sot, Ministri i Shëndetësisë, Dr. Arben Vitia vizitoi Qendrën Klinike Universitare Stomatologjike të Kosovës, ku pa nga afër fillimin e shërbimit për përdorimin e sedacionit inhalatorë me N2O/O2 në praktikën stomatologjike të shërbimit stomatologjik pediatrik, shërbim ky që funksionalizohet për herë të parë në Republikën e Kosovës dhe njëherit i vetmi në rajon në sistemin publik të shërbimeve dentare”, thuhet në njoftim.

Vitia theksoi se në fokus të politikave shëndetësore të Ministrisë së Shëndetësisë janë shërbimet stomtologjike për fëmijët, me theks të veçantë programet edukative, preventive dhe ato terapeutike.


“Ndihem i lumtur që sot jam në mesin tuaj me rastin e fillimit të këtij shërbimi kaq të rëndësishëm dhe të domosdoshëm, sidomos për fëmijët me nevoja të veçanta dhe fëmijët të cilët nga ankthi, frika dhe nga procedurat të tjera stomatologjike u pamundësohet qasja në shërbime stomatologjike dhe si pasojë e dhëmbëve të prishur u cenohet edhe rritja dhe zhvillimi i tyre”, tha Vitia.

Po ashtu, ministri theksoi se në bazë të raporteve të marra nga shërbimet primare në nivel vendi, gjendja e shëndetit oral te fëmijët në vendit tonë është jo e kënaqshme dhe nga kjo, në bashkëpunim me Odën e Stomatologeve të Kosovës do të hartohet Strategjia Nacionale për Shërbimet Stomatologjike, ku kjo strategji do të ketë në fokus të veçantë, edukimin mbi shëndetin oral, shërbimet preventive dhe shërbimet konzervative ndaj fëmijëve në moshën e re.

“Theksojmë se Sedacioni inhalator për pacientin nuk shkakton analgjezion të plotë, por ka për qëllim: Reduktimin e frikës dhe ankthit gjatë trajtimit; rritjen e pragut të ngacmueshmërisë së dhimbjes; minimizimin e lëvizjeve të padëshirueshme dhe reagimet ndaj trajtimit stomatologjik, si dhe përmirësimin e komunikimit dhe kooperimit të pacientit”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Kronika e Zezë
Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Kronika e Zezë
Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Lajme
KQZ nesër shpall rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të 9 shkurtit

KQZ nesër shpall rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të 9 shkurtit

Lajme
Një 23 vjeçare humb jetën në një aksident trafiku në fshatin Domorovc të Ranillugut

Një 23 vjeçare humb jetën në një aksident trafiku në fshatin Domorovc të Ranillugut

Kronika e Zezë
​Vuçiq në intervistën me djalin e Trumpit pretendon se është i hapur për një marrëveshje me Kosovën: Duhet një zgjidhje kompromisi

​Vuçiq në intervistën me djalin e Trumpit pretendon se është i hapur për një marrëveshje me Kosovën: Duhet një zgjidhje kompromisi

Lajme
Kalo në kategori