Për herë të parë në historinë e Lindjes së Mesme - uria konfirmohet zyrtarisht në Gaza

Uria është konfirmuar zyrtarisht në Qytetin e Gazës dhe lagjet përreth nga Sistemi i Integruar i Klasifikimit të Sigurisë Ushqimore (IPC).
Ky sistem, i mbështetur nga OKB-ja dhe i njohur globalisht për klasifikimin e pasigurisë ushqimore dhe kequshqyerjes, këtë gjë e kishte bërë vetëm në katër raste të tjera që nga themelimi i tij në vitin 2004.
Kjo është hera e parë jashtë kontinentit të Afrikës. Qyteti i Gazës është shtëpia e rreth gjysmë milioni njerëzve, raporton skynews.
Uria më parë ishte konfirmuar në Somali në vitin 2011 dhe në Sudan në vitet 2017, 2020 dhe 2024.
Vdekjet nga kequshqyerja dhe uria po rriten ndjeshëm, sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë së Gazës, të verifikuara nga Organizata Botërore e Shëndetësisë.
Vetëm në 20 ditët e para të gushtit, u regjistruan 133 vdekje të shkaktuara nga kequshqyerja ose uria, përfshirë 25 fëmijë.
Në muajin korrik u regjistruan gati 13 mijë pranime të reja të fëmijëve për kequshqyerje akute, sipas të dhënave më të fundit të Zyrës së OKB-së për Koordinimin e Çështjeve Humanitare. /Telegrafi/




















































