LAJMI I FUNDIT:

Për të kursyer para gjeti një metodë interesante, burri nga Australia qëroi bananen para se të peshonte – shpresonte të ishte më e lehtë

Për të kursyer para gjeti një metodë interesante, burri nga Australia qëroi bananen para se të peshonte – shpresonte të ishte më e lehtë

Derisa inflacioni po rritet në shumë vende dhe kostoja e jetesës është rritur, kjo i ka bërë shumë njerëz në mbarë botën që të gjejnë mënyra të ndryshme për të kursyer para.

E një prej metodave më interesante të kursimit është publikuar në TikTok, përmes një videoje që është bërë virale, transmeton Telegrafi.

Në video shihet një burrë nga Australia i cili në market kishte blerë një banane, të cilën dëshironte ta paguante sa më lirë.


E për ta arritur këtë, ai e qëroi banën dhe më pas e futi ne qese të najlonit për ta peshuar – duke shpresuar se do të jetë më e lehtë.

Që nga publikimi, videoja ka marrë mijëra pëlqime dhe ka nxitur shumë komente – nga më të ndryshme. /Telegrafi/

@savingforboba the secondhand embarrassment tho #lifehacks #savemoney #straya #australia ♬ original sound – Lips Unsealed