LAJMI I FUNDIT:

Për ta blerë ‘pokerin’ e Barcelonës duhen 1.7 miliard euro

Për ta blerë ‘pokerin’ e Barcelonës duhen 1.7 miliard euro

Ardhja e Phillipe Coutinhos te Barcelona, ka krijuar një atmosferë të jashtëzakonshme rreth klubit, ndërsa klauzolat e lojtarëve si Lionel Messi, Luis Suarez dhe Dembele së bashku me brazilianin arrijnë një çmim astronomik prej 1.7 miliard euro.

Pak ekipe mund të mburren me listën e lojtarëve sikurse Barcelona, duke u kthyer për nga kuarteti, si klubi më i frikshëm në Evropë.

Të hënën, Observatori i Futbollit (CIES) publikoi raportin vjetor të vlerës së lojtarëve kryesorë që luajnë në ligat e ndryshme evropiane.


Ky raport zbulon se ‘poker’ i Barcelonës vlen afër 550 milionë euro.

Messi është më i vlerësuar me 202.2 milionë euro i pasuar nga Luis Suarez me 128.7 milionë euro.

Messi më i vlefshmi te Barcelona

Coutinho kushton 123 milionë euro, ndërsa Dembele  96 milionë euro.

Barcelona ka harxhuar 307 milionë euro në gjashtë muaj për pesë lojtarë - Neymari e ‘detyroi’, por edhe e ndihmoi të blejë (Foto)
Lexo po ashtu Barcelona ka harxhuar 307 milionë euro në gjashtë muaj për pesë lojtarë - Neymari e ‘detyroi’, por edhe e ndihmoi të blejë (Foto)

Por klubi për ta mbrojtur investimin, ka vënë klauzola për të gjitha yjet dhe ato për treshen e sulmit, arrijnë vlerën e 1.7 miliard eurove.

Philippe Coutinho tani te Barcelona (Photo by Alex Caparros/Getty Images)

Messi kryeson listën me një klauzolë prej 700 milion eurove, pastaj Dembele dhe Coutinho ka klauzolë prej 400 milionë eurove dhe Suarez është me 200 milionë euro.

Dembele, rekordi i parë i Barcelonës

Largimi i Neymarit gjatë verën e shkuar shkaktoi një ‘efekt domino’ dhe ndryshoi plotësisht tregun e transferimit.

Suarez sulmues i frikshëm

Paris Saint-Germain ka paguar klauzolën e brazilianit e cili arriti në 222 milionë euro dhe kjo rrethanë ka ndryshuar dukshëm çmimet e lojtarëve. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Barcelona vendos për tre lojtarët e parë që do t'i shes në verë

Barcelona vendos për tre lojtarët e parë që do t'i shes në verë

La Liga
Kosova luan ndaj Islandës në

Kosova luan ndaj Islandës në "Fadil Vokrri" në play-off të Ligës së Kombeve

Ronaldo vetëm i 9-ti: Toni Kroos rendit 10 lojtarët më të mirë të goditjeve të lira të të gjitha kohërave

Ronaldo vetëm i 9-ti: Toni Kroos rendit 10 lojtarët më të mirë të goditjeve të lira të të gjitha kohërave

Ndërkombëtare
Dita e ndeshjes: Kosova pret Islandën në 'Fadil Vokrri', Dardanët duan fitore në ndeshjen e parë

Dita e ndeshjes: Kosova pret Islandën në 'Fadil Vokrri', Dardanët duan fitore në ndeshjen e parë

Përfaqësuesja e Kosovës
Tetë kombëtare të mëdha zbresin në fushë, sonte zhvillohen çerekfinalet e Ligës së Kombeve në Ligën A

Tetë kombëtare të mëdha zbresin në fushë, sonte zhvillohen çerekfinalet e Ligës së Kombeve në Ligën A

Ndërkombëtare
Lëndimi i Lautaro Martinez është shumë më i rëndë se sa mendohej

Lëndimi i Lautaro Martinez është shumë më i rëndë se sa mendohej

Serie A
Kalo në kategori