LAJMI I FUNDIT:

Për shkak të tij ka ndodhur katastrofa më e madhe bërthamore, intervista e fundit e fajtorit kryesor të Çernobilit (Foto)

Për shkak të tij ka ndodhur katastrofa më e madhe bërthamore, intervista e fundit e fajtorit kryesor të Çernobilit (Foto)

Anatoly Dyatlov, është inxhinieri i cili portretizohet si njeriu kryesor për që ka quar në katastrofën më të madhe bërthamore të asaj kohe – Çernobilit.

Dyatlov kishte jetuar vetëm edhe nëntë vit pas kësaj katastrofe bërthamore, kurse vetëm një vit para vdekjes, më saktësisht në vitin 1994 kishte dhënë një intervistë që tre vite më parë është shfaqur në YouTube, transmeton Telegrafi.


Biseda zgjat më shumë se një orë, e në të ai flet për rrethanat që kanë quar te katastrofa bërthamore. Intervistën e kanë shikuar më shumë se 2.5 milionë persona, kurse mbi 16 mijë komente numërohen në këtë video në YouTube.

Megjithatë, fjalia që më së shumti ua ka tërhequr vëmendjen shikuesve në këtë intervistë ishte “nuk është e përkryer, por jo edhe aq e frikshme”.

Ai pretendon se këtë fjali e kishte thënë menjëherë pas shpërthimit të fuqishëm, dhe pasi që inxhinierët kishin matur nivelin e rrezatimit që për pak sa nuk e shpërtheu aparatin për matje. Megjithatë, ky fakt nuk e kishte brengosur edhe aq shumë Dyatlovin.

Në vitin 1987 ai dënua me 10 vite punë të detyrueshme për komunitetin, kurse ka ndërruar jetë në vitin 1995, e vetëm një vit para vdekjes ai kishte dhënë këtë intervistë.

Konsiderohet si fajtori kryesor, kurse të gjitha akuzave u është përgjigjur kështu: “Këto gënjeshtra të pakuptimta më kanë thyer. Nuk kam dyshim se dizajnerët e reaktorit e kanë zbuluar menjëherë shkakun e vërtetë të katastrofës, por kishin presion që fajin t’ua hedhin operatorëve”.

Ai kishte deklaruar se i kujtohet çdo detaj nga dita kur kishte ndodhur katastrofa që edhe sot e kësaj dite flitet shumë për të, dhe që e ka shndërruar atë rajon në një vend fantazmë. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?

Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?

Evropa
Rusia e pranon fajin? Hetimet sugjerojnë se aeroplani i Azerbaijan Airlines në Kazakistan u rrëzua nga sistemi raketor rus Pantsir-S1

Rusia e pranon fajin? Hetimet sugjerojnë se aeroplani i Azerbaijan Airlines në Kazakistan u rrëzua nga sistemi raketor rus Pantsir-S1

Botë

"Heil Tesla": Foto e diskutueshme e Muskut, projektohet në fabrikën e Teslas në Berlin

Evropa
NASA fotografon dukurinë e rrallë të Hënës që kalon faqen e Tokës nga mbi një milion kilometra larg

NASA fotografon dukurinë e rrallë të Hënës që kalon faqen e Tokës nga mbi një milion kilometra larg

Botë
Grevë e përgjithshme në Serbi, reagon ambasada amerikane në Beograd

Grevë e përgjithshme në Serbi, reagon ambasada amerikane në Beograd

Serbia
Çfarë është La Niña, a do të ndryshojë motin e Evropës dhe a do të sjellë probleme?

Çfarë është La Niña, a do të ndryshojë motin e Evropës dhe a do të sjellë probleme?

Evropa
Kalo në kategori