Për shkak të sheqerit, mëlçia e fëmijëve është sikur te alkoolistët

Prindërit e paedukuar, jetesa e shpejtë, besimi në marketing dhe reklama kanë çuar deri te ushqimi i keq te shumica e fëmijëve
Ëmbëlsira sot ka shumë më tepër se më parë. Ndërkaq ky lajm vetëm sa e verifikon çfarë ndikimi ka sheqeri në shëndetin e fëmijëve tanë! - transmeton Telegrafi.
▪ Ushqimi i pasur me sheqer është fatal për mëlçinë dhe zemrën, përshpejton plakjen dhe shfaqjen e rrudhave, ndërsa për shkak të efektit shkatërrimtar në shëndet, mjekët e quajnë sheqerin - duhan i ri.
▪ Mjekët kanë vërejtur shfaqjen e sëmundjes së mëlçisë te fëmijët të cilët assesi nuk kanë qenë në kontakt me alkoolin.
Me hulumtime është treguar që shkaktar të sëmundjes së mëlçisë janë sheqernat nga lëngjet.
▪ Ushqimi i pasur me sheqer mund të çojë në obezitet, i cili është një ndër iniciuesit për diabetin e tipit 2.
Sheqeri dëmton edhe zemrën – diabeti dhe sëmundjet e zemrës janë të lidhur ngushtë, ndërkaq te njerëzit me diabetin e tipit 2 janë më të shpeshtë shkaktarë të vdekjes sulmet në zemër dhe sulmet në tru.
Sheqeri mund të ndikojë edhe në mekanizmin e punës së zemrës dhe të rrisë rrezikun e ndërprerjes së punës së zemrës, shkruan në një studim të Shoqatës Amerikane të Sëmundjeve të Zemrës.
Sheqernat sot fshihen në jogurtin e pemëve, në pashteta, kastravecë turshi, në bukë... shtohet gjithkund për të përmirësuar shijen e ushqimit dhe për të rritur shitjen.
2. Të shmangim artikujt ushqimorë nga tregtitë me shumicë dhe të prodhuesve me shumicë – të blejnë ushqime vendore dhe nëse është e mundshme nga personat e njohur. /Telegrafi/




















































